Efektet e menjëhershme të dorëheqjes së Boris Johnson, rritet vlera e paundit dhe aksioneve në Britani

Aksionet në Mbretërinë e Bashkuar dhe paundi kanë pësuar rritje thuajse menjëherë pas dhënies së dorëheqjes së kryeministrit Johnson.

Aksionet në Mbretërinë e Bashkuar po tregtohen me 1 përqind më shumë, ndërsa paundi ka shënuar rritje, duke u shitur me 0.75% më shumë në 1.20 kundrejt dollarit, duke rikuperuar pak nga nivelet më të ulëta ne dy vitet e fundit, të cilat u shënuar në fillim të kësaj jave.

Ekonomia britanike ende përballet me sfida serioze si shkak i inflacionit të lartë, ngadalësimit të rritjes ekonomike dhe krizës mbi koston e jetesës.

Walid Koudmani, analisti kryesor i tregut në ndërmjetësin XTB, shkroi në një shënim për klientët:

“Megjithatë, mos bëni gabim, paundi mbetet shumë i dobët për shkak të gjendjes së tmerrshme të ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka të ngjarë të hyjnë në një recesion ndërsa Banka e Anglisë refuzon të rrisë normat e interesit në mënyrë agresive për t’u marrë me inflacionin në rritje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.