Efekti Beyonce, turneu i saj botëror sjell rritje të inflacionit në Suedi

Inflacioni në Suedi është rritur ndjeshëm dhe madje më shumë nga se ishte e planifikuar. Shkak është bërë turneu botëror i këngëtares me famë botërore, Beyonce.

Fillimi i turneut botëror të këngëtares në Suedi muajin e kaluar ndezi një furi të tillë kërkesash për hotele dhe ushqime në restorante, saqë është shfaqur në statistikat ekonomike të vendit.

“Unë nuk do ta fajësoja Beyonce-n për inflacionin e lartë, por performanca e saj dhe kërkesa globale për ta parë atë të performojë në Suedi me sa duket i shtuan pak”, është shprehur ekonomisti i Dankse Bnank, Michael Grahn.

Nuk ka dyshim se turneu i parë solo i këngëtares në shtatë vjet shënon një moment të madh ekonomik. Të paktën një vlerësim sugjeron se ecuria mund të arrijë pothuajse 2 miliardë paund deri në kohën kur përfundon në shtator.

Koncertet e Stokholmit, ku Beyonce performoi në një turmë prej 46,000 për dy netë, thuhet se tërhoqën fansa nga e gjithë bota, veçanërisht SHBA, ku luajtën një rol të rëndësishëm kursi i këmbimit të dollarit me koronën, monedha vendase suedeze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts