Efekti i vaksinës anti-COVID, mjeku amerikan publikon pamjet, dallimi i dukshëm i mushkërive të personave që kanë aplikuar vaksinën dhe atyre që ende s’e kanë marrë (VIDEO)

Teksa COVID-19 prej më shumë se një viti tashmë është pjesë e jetëve tona, në këtë fazë të pandemisë, vaksina, shikohet si një mundësi mjaft e mirë për të mbajtur larg virusin.

Ndaj, qeveritë dhe ekspertët po bëjnë thirrje sistematike për t’u vaksinuar, veç të rriturve, edhe për të rinjtë, si një grupmoshë potenciale për ta transmetuar virusin.

Ghassan Kamel, një mjek mjaft i njohur i qendrës medicinale ICU në spitalin St. Louis të Missouri, bën thirrje për sa më shumë vaksinim dhe mbajtjen e maskave mbrojtëse, si masa për të parandaluar më tej përhapjen.

“Nëse nuk ju pëlqen të bartni maskë, sigurisht sedo ta pëlqeni më pak ventilatorin”, thotë mjeku Ghassan Kamel.

Sipas tij shumica e pacientëve tanimë janë në një moshë të re, ndrshe nga muajt e dimrit, ku spitalet u mbipopulluan nga prezenca e të moshuarve. Por sipas tij, vaksinimi është “arma” e duhur për ta larguar përfundimisht virusin.

Për të dëshmuar efikasitetin e vaksinës kundër COVID-19, mjeku ka publikuar ecurinë e mushkërive të dy pacientëve me koronavirus, njëri që e ka marrë vaksinën, e tjetri jo.

Ai ka analizuar ngjyrën e bardhë në mushkëri që tregon përhapjen e virusit, e që sipas tij mund të jenë baktere, mukozë apo sekrecion.

“Nëse shikoni mushkëritë e pacientit të vaksinuar, do të shihni që ato janë plotë oksigjen dhe duken të zeza apo më saktë akoma dominon ngjyra e zezë sesa e bardha, siç ishte rasti me pacientin me COVID-19, por që nuk është vaksinuar.

Madje sipas tij ekziston një përqindje shumë e vogël që personat e vaksinuar të infektohen me COVID-19, por edhe nëse ndodh një gjë e tillë ata nuk kanë nevojë as për trajtim në spital, pasi që simptomat janë të lehta dhe kalohen pa ndonjë problem.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *