Egjipt, 20 persona humbën jetën nga zjarri në një fabrikë

Të paktën 20 persona e kanë humbur jetën ndërsa 24 të tjerë u lënduan si pasojë e zjarrit që përfshiu një fabrikë në qytetin Qalyubia, në veri të Egjiptit.

Zjarri shpërtheu në fabrikën katërkatëshe të veshjeve në Al-Ubur ndërsa drejt vendngjarjes janë dërguar 10 automjete të ndihmës së shpejtë dhe 15 automjete zjarrfikëse, thuhet nga kabineti i guvernatorit të Qalyubia-s.

Sipas informacioneve të para, nga zjarri jetën e kanë humbur 20 persona ndërsa janë lënduar 24 të tjerë. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet.

Po ashtu u theksua se zjarri është vënë nën kontroll dhe se është formuar një komitet teknik detyra e së cilit do të jetë mbrojtja e ndërtesave përreth nga zjarri.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *