Egjipt, biznesmeni dënohet me 3 vite burg për sulm seksual ndaj vajzave të mitura

Një gjykatë egjiptiane dënoi të hënën një biznesmen të njohur me tre vjet burg për sulm seksual ndaj shtatë vajzave të mitura në një jetimore që ai themeloi, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve.

Gjykata Penale e Kajros urdhëroi gjithashtu Mohamed el-Amin që themeloi disa media egjiptiane, të paguajë një gjobë prej 200,000 paund egjiptiane (rreth 11,000 dollarë).

Prokurorët e shpallën gjithashtu el-Amin fajtor për trafikim njerëzor duke shfrytëzuar dobësinë e fëmijëve në jetimoren e vajzave në provincën jugore Beni Suef.

Vendimi i gjykatës i së hënës është subjekt i apelimit përpara një gjykate më të lartë. Avokati mbrojtës i El-Amin i ka përshkruar vazhdimisht akuzat si të pabaza.

Gjykata nuk specifikoi natyrën e sulmeve, por tha se ato nuk ishin përdhunime. Një deklaratë e mëparshme nga prokurorët tha se vajzat ishin të mitura kur ndodhën krimet.

Autoritetet e mbyllën jetimoren në fund të vitit të kaluar pasi u shfaqën akuzat kundër el-Amin. Ai u arrestua në janar dhe që atëherë ka qenë në burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *