Egjipt/ Traktori përplaset me kamionin, humbin jetën 10 fermerë

Të paktën 10 fermerë u vranë pas një përplasje ballore midis një kamioni dhe një traktori në një autostradë në provincën veriore të Egjiptit, Beheira.

Kamioni u godit nga një traktor që vinte nga drejtimi i kundërt, duke lënë të vrarë 10 fermerë dhe dy drejtuesit e plagosur, tha një burim nga autoriteti i ambulancës së Beheira.

Shoferi i traktorit nga hetimet fillestare rezultoi se kishte pirë drogë, tha një burim në kushte anonimiteti.

Në Egjipt, aksidentet rrugore janë të zakonshme dhe marrin mijëra jetë çdo vit. Shumica e aksidenteve shkaktohen nga shpejtësia, mirëmbajtja e dobët e rrugëve dhe zbatimi i dobët i ligjeve të trafikut.

Gjatë viteve të fundit, Egjipti ka përmirësuar rrjetin e tij rrugor duke ndërtuar rrugë dhe ura të reja dhe duke riparuar të vjetrat për të reduktuar aksidentet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts