Egjipti lëshon “pengun”, japonezët do të paguajnë 550 milionë dollarë

Autoritetet egjiptiane informojnë, se kompania japoneze ka rënë dakord të paguajë një gjobë prej 550 milionë dollarë dhe të mërkurën mund të marrë kontrollin e Ever Given, e cila do t’i kthehet në lundrimit. Pas ngjarjes ku Ever Given bllokoi 422 anije për 6 ditë, Egjipti kërkoi 1 miliard dollar dëmshpërblim.

Autoritetet e Kanalit të Suezit në Egjipt kanë njoftuar këtë të diel se tashmë marrëveshja është arritur për gjysmën e kësaj shume, me kompaninë japoneze që ka në pronësi anijen gjigante të mallrave Ever Given, e cila bllokoi për 6 ditë kanalin në mars dhe është mbajtur “peng” që nga ajo kohë.

Egjipti kërkoi kompensim për kostot e operacionit të shpëtimit, por edhe për pasojat e bllokimit të kanalit nga kompania japoneze që ka në pronësi anijen, por këta të fundit reaguan në atë kohë duke thënë se aksidenti nuk ka ndodhur për fajin e tyre.

Kanali i Suezit është një nga rrugët ujore më të ngarkuara të transportit detar në botë, pasi është distanca më e shkurtër për kalimin e anijeve nga Oqeani Indian në Atlantik.

(BalkanWeb)

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *