“Egjipti mikëpriti shumë emigrantë shqiptarë”/ Kryeministri Rama: Së shpejti vendosim linjë të drejtëpërdrejtë ajrore Kairo-Tiranë








edirama1

Së shpejti Shqipëria do të ketë një linjë ajrore të drejtëpërdrejtë me Egjiptin, Kairo-Tiranë.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një vizite zyrtare në Egjipt ku takoi ndër të tjera nënshkroi dhe disa marrëveshje.

Në një konferencë të përbashkët me homologun e tij, Moustafa Madbouly, kreu i qeverisë shqiptare tha se nga pala jonë, avionët nuk do jenë kurrë bosh.

“Shifrat e tregtisë janë modeste ndërkohë që kemi potencial. Marr me vete premtimin për të vendosur linjën e drejtpërdrejtë të fluturimit Kairo-Tiranë. Nga pala jonë avionët nuk do të jenë kurrë bosh. Do të ndihmojë shumë shqiptarë që duan të bëjnë pushimet këtu. Dua t’ju falenderoj dhe dua ta përmbyll me dëshirën që ajo çka është tipari më i çmuar i Egjiptit, kultura juaj do të jetë bazë për bashkëpunimin tonë në fushën kulturore. Besojmë që kemi cka t’ju tjegojmë juve. Por ju keni shumë  gjëra për t’u treguar njerëzve tonë. Le të shohim nga e ardhmja. Ka pasur një arsye që historia na ka lidhur fort” -tha ai.

Në fillim të fjalës së tij, kryeministri Rama shprehu mirënjohjen ndaj qeverisë së Egjiptit për mikëpritjen që ata i kanë bërë emigrantëve shqiptarë gjatë historisë.

Ai gjithashtu theksoi se ky vend i ka mirëpritur emigrantët shqiptarë në të njëjtën mënyrë siç ka pritur edhe emigrantë nga shtete të tjera.

Më tej tha se muajin tjetër pritet që në Tiranë të zhvillohet një takim mbi çështjet ekonomike.

“Më lini të shpreh mirënjohjen time për mikpritjen që përcaktohet me ndjenjë e fortë të miqësisë. Po ashtu edhe për takimin me presidentin të cilit dua ti shpreh publikisht falënderimet. Më lejoni të them se përpara se Egjipti të bëhej shtet i konsoliduar që është sot, nuk duhet harruar që për shumë dekada sidomos nuk shfaq si ëndrra amerikane,, me mundësi të panumërta që ofronte kultivimi i pambukut. Është një nder dhe e marr me krenari të gjendem këtu dhe të flas për këtë rrënjë të miqësisë sonë të gjatë.

Nuk dua të flas për të shkuarën apo shtigjet që Muhamet Ali hapi, por do të thoja pak fjalë për pjesën tjetër që për shkak të figurës së tij që ishte imponuese, ndonjëherë ka mbetur pak në hije. Rrethuar nga gjeneralë e komandantë Muhamed Ali i kushtoi një rrugë të tërë punonjësve shqiptarë. Egjipti mirëpriti shumë shqiptarë, emigrantë nga Shkodra, pa harruar Korçën dhe e bëri me të njëjtën hapësi me të cilën priti italianët, grekët apo francezët. Më duhet të them se shqiptarët qoftë të mysliman apo të krishterë ishin administratorë apo edhe doktorë. Kujtoj dr. Mihal Turtulli , i krishterë . Unë jam krenar të them që shqiptarët dhanë kontributin e tyre dhe dhanë shumë për këtë vend”, tha Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *