Ekonomia amerikane tkurret 1.4%

15:13 29/04/2022

Varianti Omicron si dhe agresioni rus nxitën mungesën e lëndëve të para dhe ndërprenë furnizimet

Ekonomia amerikane tkurret me një normë vjetore prej 1.4 për qind në tremujorin e parë të 2022. Regjistrohet kështu tkurrja e parë e ekonomisë amerikane që nga viti 2020. Tkurrja në tre muajt e parë të 2022 reflektoi rënie në investimet private, eksportet, shpenzimet e qeverisë federale dhe shpenzimet e qeverisë shtetërore dhe vendore.

Ndërkohë, përhapja në rritje e variantit Omicron ka çuar në një tjetër valë të rasteve të konfirmuara, duke kufizuar apo ndërprerë sërish operacionet e biznesit në disa pjesë të vendit. Ekonomia amerikane përballet gjithashtu me një krizë e nxitur edhe nga mungesa e lëndëve të para dhe ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit si rezultat i agresionit midis Rusisë dhe Ukrainës.

Indeksi i çmimeve të konsumit në SHBA u rrit 8.5 për qind në Mars krahasuar nga një vit më pare duke regjistruar normën më te lartë në mbi 40 vjet. Ndërsa pengesat e zinxhirit të furnizimit të shkaktuara nga pandemia vazhdojnë ndersa kërkesa e konsumatorit rritet.

Joseph Glauber, një studiues i lartë në Institutin Ndërkombëtar të Kërkimit të Politikave Ushqimore është shprehur se nëse agresioni do të vijojë me vite me rradhe, çmimet e ushqimeve do të kalojnë në kolaps dhe kjo do të trondisë tregjet.

Ekonomistët janë shprehur se krerët e shumë shteteve nuk arritën të parashikonin inflacionin paraprakisht dhe kjo mund të rrisë rrezikun e rënies së ekonomisë amerikane në recesion, por gjithashtu e vendosin ekonominë botërore në telashe.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts