Ekonomia në Ukrainë pritet të tkurret me 40%

00:12 04/04/2022

Qeveria po negocion me Rumaninë për të eksportuar produkte bujqësore përmes Portit Rumun të Konstancës

Ekonomia e Ukrainës pritet të tkurret me 40 për qind këtë vit për shkak të agresionit rus. Produkti i Brendshëm Bruto i Ukrainës ra me 16% në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përveç kësaj, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) gjithashtu parashikoi në një raport të fundit se luftimet aktuale po zhvillohen në një zonë që përbën 60 për qind të PBB-së së Ukrainës. Aktualisht, rreth 30 përqind e ndërmarrjeve ukrainase kanë ndërprerë prodhimin dhe konsumi i energjisë elektrike është i barabartë me 60 për qind të energjisë elektrike të përdorur para shpërthimit të konfliktit.

Bujqësia ukrainase si një industri e rëndësishme është goditur gjithashtu. E njohur si shporta e bukës së Evropës, Ukraina është një eksportues kryesor i misrit dhe grurit. Para konfliktit, Ukraina përbënte 12 për qind të eksporteve globale të grurit, 15 për qind të misrit dhe 50 për qind të vajit të farave të lulediellit.

Ministria e Bujqësisë e Ukrainës ka bërë të ditur se vendi aktualisht po humbet 1.5 miliardë dollarë amerikanë në muaj. Për të zgjidhur problemin, Ukraina po negocion me Rumaninë për të eksportuar produkte bujqësore përmes portit rumun të Konstancës. Ky pretendim është konfirmuar nga pala rumune.

Në të njëjtën kohë, Ukraina po kërkon të rrisë eksportet e grurit në Poloni, Rumani dhe Sllovaki me kamion ose me trena.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.