“Ekonomia shqiptare mbetet me nivel të lartë informaliteti”- Sejko: Ky fenomen sjell pasoja në shumë tregues ekonomik, përfshirë…

ekonomia shqiptare mbetet me nivel te larte informaliteti sejko ky fenomen sjell pasoja ne shume tregues ekonomik perfshire































Në Raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë, në komisionin për Ekonominë dhe Financat, guvernatori i BSH-së, Gent Sejko është shprehur se ekonomia shqiptare ka qenë dhe mbetet një ekonomi me nivel relativisht të lartë informaliteti.

45555

Ai thekson se ky fenomen sjell pasoja në shumë tregues ekonomik të vendit, përfshirë edhe kursin e këmbimit.

Sejko shton se Banka e Shqipërisë ka marrë vazhdimisht masa për reduktimin e tij.

“Ekonomia shqiptare ka qenë dhe mbetet një ekonomi me nivel realitivisht të lartë informaliteti. Ky fenomen ka pasojat e tij në shumë tregues ekonomik, përfshirë edhe kursin e këmbimit.

BSH ka marrë vazhdimisht masa për reduktimin e informalitetit, nëpërmjet përmirësimit të sistemit të pagesave, nëpërmjet prezantimit të kërkesa rregullatore që mundësojnë dhënien e kredive vetëm kundrejt bilanceve të certifikuara fiskale bizneseve, si dhe nëpërmjet zbatimit të të gjithë ndryshimeve të nevojshme mbikëqyrësese rregullatorë të cilat janë në fushën tonë të kompetencave në kuadrin të planit të masave për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftën kundër terrorizmit” tha Sejko.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts