EKSKLUZIVE/ Acarimi i Olsi Ramës, zbardhen kritikat e drejtorit të Partizanit në Korçë





Partizani sërish nuk ia doli të fitojë as në javën e dytë të Superiores pasi u ndalën në barazim 1-1 kundër Skënderbeut në transfertë.

olsi rama

“Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht se, drejtori i ekipit, Olsi Rama, është parë i acaruar në minutat e fundit të ndeshjes duke bërtitur nga shkallët e tribunës. Reagimi në fund i Olsi Ramës nuk ishte aspak i qetë karshi të tijve.

Sekondat e fundit të lojës, Partizani po qarkullonte topin në prapavijë për të gjetur hapësirë për top të gjatë, por kjo acaroi drejtorin.

“Çfarë jeni duke bërë mo ooo?! Nxitoni, a nuk e shikoni që është fundi? Çfarë bëjnë, s’po e kuptoj?! Çfarë është kjo lojë! Kështu do vazhdojmë?…”- ishin fjalët e Ramës dhe më pas është larguar i nxehur nga tribuna.

Drejtori zbriti në dhomat e zhveshjes i acaruar dhe pas saj u largua menjëherë, pa dashur të komentojë asgjë.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *