EKSKLUZIVE/ “Bashkia gaboi”, ish-Administratori i Vllaznisë: Ja çmimi sa duhet të shitet klubi

Ish-administratori i parë klubit të futbollit Vllaznia sh.a, Kujtim Shaba, ka folur për licencimin e Vllaznisë. Sipas tij është shumë pozitive arritja e licencimit të klubit. Kjo ka të bëjë direkt me një pjesëmarrje të kuqebluve në kompeticionet europiane. Tani gjithçka edhe sipas Shabës është në duart e ekipit do të jenë këto tani protagonistët nëse do të përligjin licencimin e bërë nga ana e drejtuesve.

Kujtim shaba

“Është një lajm shumë pozitiv për Vllazninë në këto momente ku ndodhet ekipi. Do ishte mëkat në qoftë se ekipi me këto rezultate që ka dhe që për mendimin tim është e kualifikuar për në Kupat e Europës, të mos merrej licencimi. Drejtuesit e kanë bërë të tyren tani duhet që skuadra të bëjë të vetën në këto javë të mbetura. Një meritë e veçantë përveç kryetares së bashkisë, Voltana Ademi, apo edhe sponsorit Alban Xhaferi, ka padiskutim FSHF-ja dhe presidenti Armando Duka. Që duket se ka qenë i gatshëm për të ndihmuar ekipin e Vllaznisë. Pak a shumë siç ndodhi edhe me Tiranën sezonin e kaluar, ku e ndihmoi te pjesa e borxheve dhe e ndihmoi në licencim”, u shpreh fillimisht Shaba për “Panorama Sport”.

VENDIMI

Shaba ka komentuar edhe vendimin e para pak ditëve nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës, që hodhi poshtë kërkesën e kryebashkiakes Ademi për t’i dhënë klubit Vllaznia një shumë prej 82 milionë lekësh të reja. Sipas Shabës, që ka kryer edhe rolin e administratorit të klubit, veprimi i këshilltarëve bashkiakë për mosmiratimin e fondit, ka qenë i duhuri. Gjithashtu, ka dhënë edhe mendimin e tij se si mund të përfshiheshin ato lekë në vlerën e aksioneve të klubit. “Nuk është se jam ndonjë mbështetës i madh i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, por disi veproi në mënyrën e duhur duke mos akorduar shifrën e mbi 800 milionë lekëve para disa ditësh. Por, mund të kishte edhe një aprovim të atij fondi dhe ankandi i Vllaznisë, ku do vendoset privatizimi të fillonte nga 1.5 miliardë lekë dhe jo nga 500 milionë. Pra, kjo shifër e paguar në këto momente, të kalonte tek ai që do të vendosë të blejë aksionet e Vllaznisë”, vijoi ish-administratori.

PARTIZANI

Vllaznia këtë të shtunë luan një nga takimet më të rëndësishme të këtij sezoni. Përballë do të ketë skuadrën e Partizanit që nga ana e saj ka treguar se është një nga skuadrat më të forta të Superligës. Të njëjtin mendim ndan edhe ishadministratori kuqeblu, Kujtim Shaba, që i pyetur për këtë takim, rëndësinë dhe sa deçizive do të jetë kjo përballje për kuqeblutë, është shprehur. “E shoh si një ndeshje shumë të fortë. Besoj se do jetë një duel i fortë, siç ndodhi në fazën e dytë ku skuadrat ndanë nga një barazim 0-0. Por, kam bindjen se Vllaznia do ta tregojë veten dhe kjo ndeshje mund të përcaktojë shumë drejt titulli kampion. Parashikoj një fitore të kuqebluve në shifrat 2-0. Megjithatë, do të thosha se nuk është përcaktuese apo decizive për vazhdimësinë”.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *