EKSKLUZIVE/ “Blendi hyri në histori, por vitet nuk i kishte të sakta”, ish-mjeku Lluka Heqimi rrëfen prapaskenat e duelit me britanikët: Nallbani bëri hile me moshën








Kombëtarja shqiptare është përballur me Anglinë shpesh në kualifikueset e Botërorit. Në një rrëfim special për “Panorama Sport”, mjeku Lluka Heqimi na zbulon disa detaje të pathëna më parë. Ai ka shërbyer për 22 vite si doktori i ekipit kombëtar dhe i kanë parë sytë shumë gjëra në karrierën e tij. Heqimi kujton edhe një herë disa nga momentet pikante që kanë ndodhur në përballjet me Anglinë në historinë e Kombëtares shqiptare.

Nga “hileja” me moshën e Nallbanit, te konflikti me kapitenin e madh Rudi Vata, deri te Demollari, që tregoi aftësi për të drejtuar si trajner, edhe pse ishte i palicencuar.

“Ne jemi përpara ndeshjes me Anglinë dhe në përgjithësi ne si Shqipëri e kemi konsideruar si një skuadër ‘imperiale’, pavarësisht se pas ’66-ës Anglia nuk arriti të tregonte futbollin e vet.

Megjithatë, ajo ka pasur gjithmonë një futboll shumë të madh, ka pasur lojtarë të mëdhenj. Në periudhën që kemi luajtur ne, kjo ndjesi ka qenë edhe më e madhe”, e nis rrëfimin Lluka Heqimi.

lluka heqimi

Doktor, çfarë mbani mend nga ndeshja Shqipëri-Angli 0-2?

Ishte ndeshja e parë dhe është luajtur në Shqipëri. Anglia fitoi 0-2, me gola të Bërnsit dhe Robsonit. Sigurisht skuadra jonë u rrek të mbrohej, por gjithashtu këtu ne kemi pasur dy lojtarë që meritojnë të lavdërohen e të kujtohen. Portieri Mersini, i cili ishte një portier i provuar me Shpresat, por jo me ekipin e parë, dhe talenti i jashtëzakonshëm i Kujtim Majacit, i cili u fut në pjesën e dytë, por dalloi në fushë. Këtu dua të them diçka për të. Shumë herë, jo vetëm për të, por lojtarët që vinin nga rrethet nuk e gjenin veten në Kombëtare. Ishin të ndrojtur në këtë periudhë që flasim dhe Majaci me një supertalent nuk arriti ta gjente veten në Kombëtare. Gjithmonë i thosha: “Majac, ti duhet të dish që je lojtar i Kombëtares dhe je njësoj si gjithë të tjerët”. Këtë ia kam thënë duke e ditur që ai mund të goditej nga metropoli, sepse në përgjithësi skuadrat formoheshin nga metropoli, shtoheshin në metropol, krijonin njësi brenda metropolit dhe këta që vinin nga rrethet, e kishin të vështirë ta çanin këtë kore të formuar.

Ka një detaj aty doktor, sepse portieri Nallbani hyri në historinë e “Wembley”-t si lojtari më i ri që kishte luajtur me Kombëtaren…

Po, ishte shumë i ri dhe u shënua në librat e “Wembley”-t, pavarësisht se ai e kishte ulur një vit moshën, nga 18 në 17.

NALLBANI

Portieri i Kombëtares, Blendi Nallbani, gjatë ndeshjes me Anglinë në “Wembley” më 26 prill 1989

Si ndodhi kjo?

Ndodhi për arsye që dihen, sepse me të rinjtë ne kishim edhe falsifikime brenda. Anglezët u habitën sepse e shikonin që ishte një tjetër njeri, si më i madh. Por ai u regjistrua në librat e “Wembley”-t dhe e mori këtë dekoratë. Edhe një gjë tjetër dua të them, që Nallbani u nxit shumë edhe nga opinioni gazetaresk. Ai opinion, një grup njerëzish pra, donin medoemos që ai të luante. Por, duhet të dimë që porta është roli më delikat i një skuadre dhe portieri në ndeshje të tilla duhet të jetë më me përvojë, që ta shikojë lojën dhe ta orientojë skuadrën. Por, mbi të gjitha portieri nuk duhet të bjerë në dilemë. Për të rinjtë kjo dilemë është karakteristike. Megjithatë, Nallbani luajti shumë mirë, tregoi që ishte një portieri madh dhe ajo i vlejti për më vonë. Gjithsesi, ajo nxitje nuk duhet të ndodhte.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *