EKSKLUZIVE/ Debutim ëndrrash, portieri 17-vjeçar i Dinamos: Frymëzohem nga Oblak!









Debuton me Dinamon në elitën e futbollit shqiptar 17 vjeç e 241 ditë dhe për më tepër mban portën të paprekur. Lezhjani Simon Simoni e ka parë dje veten në portë në një ndeshje delikate kundër Vllaznisë. Të jesh titullar me një ekip me emër mund të jetë një synim për çdo lojtar, ndërsa kur e arrin atë që në moshën 17-vjeçare, është përjetim i një ëndrre. Një emocion të tillë ka ndjerë edhe Simoni, 17-vjeçari që mbron edhe portën e Kombëtares U-19. Duket se ka një lloj pjekurie që në këtë moshë dhe në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” tregon emocionet e ndeshjes së parë dhe portierin që e frymëzon.

Simon Simoni

Simon, kur e kuptuat se do të luanit titullar ndaj Vllaznisë dhe si u ndjetë?

Një ditë para ndeshjes më thanë nga stafi teknik se do të luaja unë titullar me Vllazninë. Sigurisht u ndjeva shumë i lumtur për këtë fakt, sepse çdo ditë punoj që të luaj.

Çfarë ju thanë shokët e skuadrës para ndeshjes, a folët?

Po, ata më folën thuajse të gjithë, që nga kapiteni Ibraimi i pari. Më inkurajuan shumë para ndeshjes dhe gjatë saj. Më ndihmuan shumë që të bëja një paraqitje sa më të mirë dhe për këtë i falënderoj.

A pati ndonjë batutë mes jush apo thjesht inkurajim?

Ishin të gjitha bashkë, pati edhe ndonjë batutë, por më së shumti më dhanë kurajë që të hiqja emocionet e debutimit. Kapiteni më tha që të luftoja fort, të jepja gjithçka nga vetja dhe të mos mendoja aspak se jam vetëm 17 vjeç. Ekipi më dha një mbështetje të madhe gjatë ndeshjes.

Pas ndeshjes, kur shihni ato pritje të bukura tuajat, çfarë mendoni?

Ndihem i gëzuar, patjetër, sepse ndihmova ekipin. Por e di shumë mirë se duhet të punoj fort dhe shumë që të arrij aty ku dua. Luajta një ndeshje titullar, por nuk kam arritur gjithçka. Ky aktivizim besoj se do të më ndihmojë për më tej.

A keni një portier idhull, të cilin dëshironi ta imitoni?

Mund të them se më pëlqen shumë Jan Oblak i Atletiko Madridit. Ai është një portier që më frymëzon.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *