EKSKLUZIVE/ Dëmtimi horror në sfidën Egnatia-Tirana, Qefalija: Ju tregoj minutat e frikshme









Klevi Qefalija është mirë dhe gati për t’u kthyer në stadium për të ndjekur Tiranën e tij. Lojtari tani është mirë. Ka lënë pas dëmtimin dhe ka dalë nga spitali. Është në shtëpi dhe pak nga pak po merr veten nga ai dëmtim i tmerrshëm. Në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport”, Klevi Qefalija tregon se çfarë ndodhi në atë ditë. Foli për Tiranën dhe si e ka parë nga shtëpia e çfarë do të ndodhë e kur do të kthehet në fushën e lojës. Klevi Qefalija u dëmtua në fushë pas një përplasjeje me Hamzat në sfidën me Egnatian.

qefalija

Klevi, si jeni? Tani mund të themi se jeni mirë dhe keni kaluar gjithçka?

Tani jam mirë. Aktualisht nuk kam pasur probleme. Çdo shqetësim që kisha në fillim kaloi. Tani realisht ndihem mirë dhe jam i qetë.

A e mbani mend dhe çfarë mbani mend nga ai dëmtim i tmerrshëm që pësuat në sfidën me Egnatian?

Dinamika e dëmtimit ishte e shpejtë. Realisht nuk është se mbaj mend shumë gjëra nga momenti që u dëmtova e deri në spital. Më vonë ka qenë më e qartë për mua. Në këtë moment gjej rastin të falënderoj të gjithë që bënë gjithçka për mua. Zenin, Tedin, të gjithë, mjekët e spitalit, infermieret, shoferin e ambulancës. Të gjithë. Dua të falënderoj drejtuesit e klubit, shokët e ekipit që erdhën në spital, trajnerët, stafin, presidentin. Falënderoj federatën që më mbështeti shumë në këtë situatë të vështirë. Tifozët që me fjalët e tyre më kanë qëndruar pranë.

E keni parë momentin e përplasjes dhe dëmtimit apo nuk keni pasur guxim për ta parë në televizor?

E kam parë me kujdes. Nuk e mbaja mend fare se çfarë kishte ndodhur. Disa herë e kam parë. Është një përplasje e fortë, por nuk di të them se me çfarë jam goditur.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *