EKSKLUZIVE/ Derbi në merkato, Partizani dhe Tirana ofertë mesfushorit të Kombëtares





Ergys Kaçe mund të jetë transferimi i bujshëm në mbylljen e merkatos së Kategorisë Superiore. Për mesfushorin korçar, që prej disa javësh është lojtar i lirë, pasi ka prishur kontratën me Arisin e Selanikut, po luhet një derbi jashtë fushës.

ergys kace shqiperi moldavi

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se Partizani dhe Tirana i kanë bërë ofertë konkrete 28-vjeçarit, por ky i fundit ka lënë gjithçka pezull me shpresën se mund t’i dalë diçka më e mirë për të vazhduar karrierën.

Ditët e fundit lojtari ka qenë në Korçë dhe drejtuesit e Partizanit kanë lëvizur të gjithë “gurët” për ta bindur, madje duke i bërë një superofertë.

OFERTA E TË KUQVE

Burime të sigurta pranë lojtarit, i treguan dje gazetës se së fundmi me Kaçen ka folur personalisht drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama.

Mesfushorit i është bërë një ofertë zyrtare, me klubin e kuq që është i gatshëm të japë 120 mijë euro në vit.

OFERTA E BARDHEBLUVE

Historia e Kaçes me Tiranën është më e vjetër. Bardheblutë kanë qenë të parët që kanë shfaqur interes për mesfushorin, pikërisht në momentin kur kanë mësuar se ai ka dalë lojtar i lirë.

Por, gjatë muajit korrik, korçari ka refuzuar dhe kësisoj drejtuesit bardheblu kanë parë për mundësi të tjera në rolin ku luan korçari.

U afruan Vesel Limaj dhe Enur Totre, por tashmë që u shit Jurgen Çelhaka në Poloni te Legia e Varshavës dhe Kaçe ende është pa skuadër, Tirana iu rikthye sërish pistës së korçarit, bardheblutë janë gati të japin shifrën që ka ofruar edhe Partizani.

JORGIS MEMO – PANORAMASPORT.AL

LAJMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *