EKSKLUZIVE/ Dinamon e merr Devolli, presidenti Bardhi: E vërteta me Bledi Shkëmbin

Bledi shkembi-bardhi-doreheqja-DInamoPanorama Sport/ E paralajmëroi vetë largimin nga Dinamoja trajneri Bledi Shkëmbi pas humbjes me Kastriotin. Ai tha se do të bisedonte me presidentin Adrian Bardhi, duke e lënë të nënkuptuar mbylljen e bashkëpunimit me blutë, pasi e ndjeu se kishte ardhur momenti për ta bërë këtë gjë.

Dhe pas takimit të zhvilluar dje me presidentin e skuadrës, është rënë dakord mes palëve që gjithçka të mbyllet me mirëkuptim këtu. Edhe pas lëvizjeve që u bënë në merkaton e dimrit, Dinamo nuk arriti të futej në shinat e duhura. Shkëmbi e drejtoi Dinamon në 19 ndeshje dhe grumbulloi 19 pikë, duke mbetur larg objektivave të nisjes së sezonit.

Blutë bënë ndryshime në stol edhe në janar, kur ikën ndihmëstrajneri Françesko Vitobelo dhe përgatitësi atletik Deniele Nervi. Italianët u zëvendësuan nga Bledar Devolli dhe Oriand Abazaj.

bardhi dinamo

PRESIDENTI BARDHI

Ndryshimin në stolin e skuadrës e konfirmon për gazetën presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, i cili ka lënë të kuptohet se Shkëmbi do të jetë sërish pranë klubit blu.

“Është një moment që duhet të mendojmë dhe vendosim me qetësi për të mirën e Dinamos. Është momenti për ndryshim, sepse qëllimi ynë kryesor është që ta kthejmë Dinamon në vendin që i takon dhe besoj se kështu do të ndodhë. Kam pasur një takim me Shkëmbin, kam edhe një takim tjetër. Jam një njeri që i vlerësoj ata me të cilët bashkëpunoj dhe nuk është e lehtë të marr vendime të tilla.

Kemi menduar për zgjidhje brenda familjes dhe për “gjak” dinamovit. Duam të afrojmë sa më shumë dinamovitë në skuadër. Jam presidenti i Dinamos, por jam edhe tifoz kryesor i saj, tifoz 100 karat i Dinamos”, ka thënë presidenti Bardhi për “Panorama Sport”. Kanë mbetur tashmë disa detaje të fundit para zyrtarizimit të stafit të ri të Dinamos, më shumë për Erion Xhafën, pasi Devolli është i sigurt.

DEVOLLI DHE XHAFA

Blutë kanë dalë dje në stërvitje, duke nisur përgatitjet për ndeshjen me Partizanin në Kupën e Shqipërisë. Skuadra është drejtuar nga Bledar Devolli, i cili do të marrë kështu vendin e Shkëmbit në krye të stolit dinamovit. Në krah të tij presidenti Bardhi ka zgjedhur Erion Xhafën, ish-lojtar i Dinamos dhe deri tani trajner i U-19-ës në klubin blu.

Është menduar për një zgjedhje brenda familjes dhe për “gjak dinamovit” në rastin e Xhafës. Me ndryshimin në stol pritet që skuadra të shkundet dhe të reagojë që të mërkurën në Kupë, ku synon kualifikimin në gjysmëfinale. Do të jetë e vështirë, pasi ndeshja e parë ka përfunduar në barazim 1-1 dhe bën punë vetëm fitorja.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *