EKSKLUZIVE/ “Disa lojtarë janë në epiqendrën tonë”, Orges Shehi pa “mëshirë”: Tirana do 9 pikë për titullin! (E PLOTË)

Tirana që ka fituar titullin dy sezone më parë grumbulloi 70 pikë. Mund ta thyejë Tirana e Shehit këtë rekord?

Ne duhet të vazhdojmë të jemi këto tri faza, duke pasur një vazhdimësi. Sigurisht që ka disa ndeshje që do t’u japim disa minuta atyre lojtarëve që kanë luajtur pak. Në fund do të shohim se çfarë pikësh kemi grumbulluar.

Ju vjen keq për Skënderbeun që është në një pozicion kaq të vështirë në renditje?

Çdo skuadër ka marrë atë që ka dhënë këtë vit. Sigurisht që nuk është ai Skënderbe që ka qenë më përpara. Ka nja dy vite që noton në ujëra të turbullta. Ama i tillë është futbolli.

Para dy ditësh Agustin Kola tha që Skënderbeun e prishën prej xhelozisë. Keni një koment?

Unë them që jemi në kushte dhe pozicione që nuk më takon mua të komentoj. Jam trajner i Tiranës dhe sigurisht që mund të flas vetëm për Tiranën.

Skuadra juaj ka fatin e fundtabelës. Luani me Skënderbeun, Egnatian dhe Kastriotin rresht…

Ne kemi fatin e vetes sonë në dorë. Të tjerët fatin e tyre. Kampionati na vë përballë të gjitha skuadrat. Asnjëherë nuk kemi marrë nëntë pikë të plota në tri fazat me të tria skuadrat. Po kjo vjen vazhdë. Do të vazhdojmë të fitojmë. Janë të rëndësishme këto tri ndeshje, por nuk ka ndeshje të lehta.

Keni piketuar lojtarët për Europën?

Sigurisht që disa lojtarë janë në epiqendrën tonë. Ne kemi bërë shumë mirë. Nuk ka skuadër që nuk kërkon të përmirësohet. Gjithsesi, kemi kohë për Europën. Tani duhet të fitojmë matematikisht kampionatin.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.