EKSKLUZIVE/ Disiplina ultimatum Skënderbeut, ja shifra që klubi korçar duhet t’i shlyejë Leonit Abazit brenda 30 ditëve

“Pranimin e kërkesës së futbollistit Leonit Abazi. KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit numër 20, datë 28.02.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/a të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 ditësh për të ekzekutuar vendimin”.

leonit abazi

Ky është urdhri që ka dhënë Komisioni i Disiplinës për klubin e Skënderbeut më 6 mars, duke iu referuar kërkesës së lojtarit kosovar, Abazi, i cili aktualisht është pjesë e Prishtinës. Mbrojtësi i krahut të majtë luajti për 7 vite me fanellën bardhekuq, duke fituar gjithçka në Korçë. Mirëpo, pas largimit nga skuadra në verën e vitit 2019, Abazi kërkoi nga klubi detyrimet e prapambetura.

Pasi kaluan shumë muaj dhe nuk u gjet një marrëveshje mes palëve, 27-vjeçari iu drejtua Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF. Kësisoj, që më 28 shkurt 2020 është marrë vendim i formës së prerë nga DHZK, duke i dhënë të drejtë lojtarit dhe urdhëruar klubin që të shlyejë detyrimin ndaj tij.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se bëhet fjalë për një shumë prej rreth 21 mijë eurosh, që tashmë Skënderbeu është i detyruar ta paguajë brenda 30 ditëve. Në bazë edhe të paralajmërimit nga Disiplina, këtë shifër klubi korçar duhet ta ketë derdhur në llogarinë e futbollistit kosovar deri më 6 prill.

Leo Abazi

Nga sa mësohet, Abazi ka pritur prej një viti reagimin e Skënderbeut pas fitimit të gjyqit, por duke mos pasur një lëvizje konkrete të klubit në shlyerjen e 21 mijë eurove që i detyrohen, është detyruar së fundmi të bëjë një shkresë zyrtare drejtuar Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në FSHF. Kësisoj, duke kaluar çdo afat, Skënderbeu duhet të paguajë kosovarin, pasi në të kundërt rrezikon t’i zbriten tri pikë.

Natyrisht kjo nuk është hera e parë që klubi korçar ka probleme me likuiditetin pas vendimeve të formës së prerë nga FSHF dhe FIFA për lojtarë dhe trajnerë që kanë qenë pjesë e Skënderbeut në vitet e fundit. Kolapsi financiar ka përfshirë thuajse të gjitha klubet e Superiores, madje disa herë për to ka pasur vendime për bllokim të merkatos.

JORGIS MEMO – PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *