EKSKLUZIVE/ “Do iki jashtë”, Sota pas largimit nga Partizani: Krenari të luaja me “demat”, ja pse nuk arritëm te rinovimi…

ekskluzive do iki jashte sota pas largimit nga partizani krenari te luaja me demat ja pse nuk arritem te rinovimi



































Një nga goditjet e para që Partizani mori sa u përket largimeve, ishte Eljon Sota.sotaKlubi dhe mbrojtësi nuk arritën të gjejnë në asnjë moment gjuhën e përbashkët dhe në fund ndanë rrugët në heshtje. Para pak ditësh ishte vetë mbrojtësi që zyrtarizoi ndarjen, teksa në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, fieraku tregon për rinovimin e munguar, diskutimet për të ardhmen dhe momentet më të bukura e më të vështira të tri viteve si lojtar i Partizanit.

Eljon, si po i kaloni pushimet? A e keni nisur punën për sezonin e ri?

Pushimet shkuan shumë mirë, por tashmë quhen të përfunduara. Po stërvitem me një trajner individual për të ruajtur formën, por edhe për të rritur performancën time fizike.

Përse nuk erdhi rinovimi me Partizanin? E quani kapitull të mbyllur aventurën me të kuqtë?

Rinovimi nuk ndodhi, sepse palët nuk ranë dot dakord me njëra-tjetrën. Nuk besoj se mund të ketë një marrëveshje të re në vijim, por në rast se do të vendos të qëndroj në Shqipëri, ekipi i parë që do të kontaktoja do të ishte Partizani.

Pra, e ardhmja pritet të vijojë në një kampionat jashtë Shqipërisë?

Si çdo futbollist, edhe unë kërkoj transferimin jashtë vendit për të bërë një hap akoma më të madh. Kam disa mundësi dhe do të shohim se çfarë do të dhurojnë ditët apo javët në vijim.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

DENIS LALA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts