EKSKLUZIVE/ Drejtuesit e Dinamos me “dorë të hekurt”, pezullohet mesfushori i bluve









Në protokollin e ndeshjes mes Dinamos dhe Vllaznisë mungonte emri i mesfushorit Enis Gavazaj.

Enis Gavazaj Dinamo

Lojtari kosovar nuk figuronte as në stolin e rezervave dhe “Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht nga burime të saj, se kemi të bëjmë me një pezullim të tij nga stafi teknik.

Nuk është ende e qartë nëse pezullimi ka qenë vetëm për ndeshjen me Vllazninë apo më shumë.

Mësohet se Gavazaj është pezulluar për shkaqe disiplinore. Sipas të njëjtit burim, ai ka pasur një fërkim në stërvitje me një nga lojtarët e rinj dhe stafi teknik e ka parë të udhës që të veprojë në këtë mënyrë, duke dhënë një mesazh edhe për të tjerët se disiplina është parësore.

Gjatë ndeshjeve të fundit Gavazaj nuk ka gjetur hapësira dhe aktivizimi i tij i deritanishëm është i paktë. Në disa ndeshje ka munguar edhe për shkak dëmtimi. Duke qenë se pritshmëria për të është e madhe, drejtuesit kanë mbetur të pakënaqur dhe ndoshta me të mund të prishet edhe kontrata.

Ndërkohë, dje ka munguar edhe portieri Edvan Bakaj për Dinamon, duke futur në alarm stafin, teksa në stol ishte për herë të parë Drilon Mati nga U-21, ndërsa dihet që Romeo Harizaj ka mbyllur vitin prej dëmtimit.

Nga burime në klub mësohet se Bakaj ka pasur probleme shëndetësore një ditë para ndeshjes dhe menjëherë ka bërë testin për të shuar dyshimet. Sot do të verifikohet më mirë edhe situata me 34-vjeçarin.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.