Panoramasport.al/ Kategoria Superiore do të luajë tre sfida të tjera interesante të javës së 8-të.
Në orën 15:00 do të luhen dy takime, Bylis-Tirana në stadiumin “Adush Muça” dhe Laçi-Vllaznia në stadiumin e qytetit të Laçit, ndërsa në orën 17:45, në stadiumin “Elbasan Arena” do të zhvillohet dueli Partizani-Kastrioti.
“Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht arbitrat e ndeshjeve të ditës së sotme.
Në ndeshjen Bylis-Tirana, arbitër kryesor do të jetë Klodjan Prenga, i mbështetur nga asistentët Ridiger Çokaj dhe Elvis Gjoka.
Arbitër i katërt pritet të jetë Erjon Bastari.
Në VAR do të jetë Kreshnik Bajramaj, ndërsa në AVAR, Albert Doda.
Në duelin Laçi-Vllaznia, kryesor do të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Juxhin Xhaja, i mbështetur nga asistentët Denis Rexha dhe Arbër Zalla.
Arbitër i katërt pritet të jetë Daniel Vrapi.
Në VAR do të jetë Klodian Shahini, ndërsa në AVAR, Nertil Bregasi.
Në takimin Partizani-Kastrioti, kryesor do të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Eldorjan Hamiti, i mbështetur nga asistentët, Ilir Tartaraj dhe Orgest Grabova.
Arbitër i katërt pritet të jetë Blerim Ziri.
Në VAR do të jetë Andi Koçi, ndërsa në AVAR, Emanuela Rusta.
ARBITRAT E NDESHJEVE TË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –
BYLIS – TIRANA:
Arbitër kryesor – Klodjan Prenga (Laç)
Asistent i parë – Ridiger Çokaj (Lezhë)
Asistent i dytë – Elvis Gjoka (Lezhë)
Arbitër i katërt – Erjon Bastari (Tiranë)
VAR – Kreshnik Bajramaj (Tiranë)
AVAR – Albert Doda (Tiranë)
LAÇI – VLLAZNIA:
Arbitër kryesor – Juxhin Xhaja (Tiranë)
Asistent i parë – Denis Rexha (Tiranë)
Asistent i dytë – Arbër Zalla (Tiranë)
Arbitër i katërt – Daniel Vrapi (Tiranë)
VAR – Klodian Shahini (Durrës)
AVAR – Nertil Bregasi (Tiranë)
PARTIZANI – KASTRIOTI:
Arbitër kryesor – Eldorjan Hamiti (Lezhë)
Asistent i parë – Ilir Tartaraj (Fier)
Asistent i dytë – Orgest Grabova (Fier)
Arbitër i katërt – Blerim Ziri (Fushë-Krujë)
VAR – Andi Koçi (Durrës)
AVAR – Emanuela Rusta (Elbasan)
BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al