EKSKLUZIVE/ Elbasani starton fuqishëm merkaton, pas Lulajt klubi verdheblu arrin akordin edhe me 2 futbollist të tjerë

ekskluzive elbasani starton fuqishem merkaton pas lulajt klubi verdheblu arrin akordin edhe me 2 futbollist te tjere

































Elbasani godet në merkato. Merr në skuadër futbollistin e Kombëtares së Moldavisë, Kristian Dros. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se palët kanë arritur akordin dhe brenda pak ditësh mesfushori pritet të zbarkojë në Elbasan dhe të vihet menjëherë nën urdhrat e teknikut Nevil Dede.

Capture

Këtë lajm e ka konfirmuar shkurtimisht edhe drejtori sportiv Elton Guranjaku. “Po, mund të konfirmoj se kemi arritur marrëveshjen me këtë futbollist”, pohoi Guranjaku. Dros ka luajtur 15 takime me Kombëtaren e Moldavisë, ndërsa më herët ka luajtur me të gjitha kombëtaret e moshave të vendit të tij. 26- vjeçari është një mesfushor difensiv, i cili mund të luajë në rast nevoje edhe në prapavijë. Së fundmi, ai ka qenë pjesë e ekipit të Slavias në Premier Ligën e Bjellorusisë dhe shihet si një nga afrimet që mund të bëjë diferencën në kampin elbasanas.

MUSTA- Në prag të zyrtarizimit është edhe mbrojtësi tjetër, Emiljano Musta. Gazeta e pat paralajmëruar prej kohësh se palët ishin në bisedime dhe duket se ato kanë shkuar në rrugë të mbarë. Burime të besueshme pranë klubit elbasanas, pohojnë se mes tyre është arritur marrëveshja dhe pritet që ish-futbollisti i Egnatias të rikthehet në futbollin e luajtur pas gjysmë sezoni pauze, për shkak se ishte në Angli për arsye familjare.

musta

Më herët, në krah të majtë të mbrojtjes ishin përfolur edhe emrat e Lorenc Trashit dhe Esin Hakajt, por mesa duket këtë “konkurrencë” e ka fituar Musta, i cili rikthehet në Elbasan pas shumë vitesh shtegtim në ekipet e tjera. Me pak fjalë, edhe krahu i majtë i mbrojtjes mund të cilësohet si i zgjidhur, sepse bëhet fjalë për një lojtar me mjaft eksperiencë në futbollin shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts