EKSKLUZIVE/ “Ethet” e titullit, zbulohen shpërblimet te Partizani



Të paktë kanë qenë ata që mund ta kenë menduar në fillim të sezonit se Partizani mund të ishte pretendent real për fitimin e titullit kampion. Gjithsesi, kur kanë mbetur edhe gjashtë javë nga fundi, ky është një realitet i prekshëm, pasi të besuarit e trajnerit Ilir Daja e kanë vetë në dorë fitimin e titullit kampion.

Partizani

Për të realizuar këtë objektiv madhor, që nga peripecitë që ka kaluar klubi në pjesën e parë të sezonit e nga merkatoja e mbyllur dukej mision i pamundur, drejtuesit po i rrinë pranë skuadrës, si dhe kanë gjetur metoda shtesë për të motivuar ekipin.

“Panorama Sport” ka mësuar se përveç asaj që lojtarët kanë të nënshkruar në kontratë, drejtuesit po aplikojnë edhe shpërblimet kolektive për çdo sukses të arritur në kampionat. Kështu që, për çdo fitore të kuqtë përfitojnë një premio nga presidenca, një shumë që shkon në afro 5 mijë euro për fitore. Mbase ky motivim ekstra ka ndikuar edhe te rezultatet e fundit të “demave”, të cilët arritën të fitonin tri ndeshjet e fundit që patën brenda para transfertës së Laçit, ku u shënuan edhe 10 gola.

Por, premioja më e madhe është ajo që pritet të akordohet në fund të sezonit në rast se Partizani arrin të fitojë titullin e 17-të në historinë e tij 75-vjeçare. Ndonëse nuk ka një vlerë fikse për premion e madhe në rast të shpalljes kampion, shuma mendohet të jetë mbi 150 mijë euro për “demat”, e cila mund të rritet edhe nga kontribues të tjerë përveç asaj që akordon presidenca.

ILIR CARA – PANORAMASPORT.AL

LAJMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *