EKSKLUZIVE/ Flamurtari rikthen Troisin si trajner, zbulohen cilët ishin kandidatët për pankinën e vlonjatëve









Panoramasport.al/ Flamurtari gjen pasuesin e Dritan Resulit. Nuk kaluan as 48 orë nga dorëheqja e tij dhe pasuesi duket se ishte pas dere.

Marcelotroisi

“Panorama Sport”, mësoi ekskluzivisht nga burime pranë klubit vlonjat, se Marcelo Trosi do të jetë trajneri i ri dhe ai që duhet të realizojë objektivin madhor: ngjitjen në Superiore.

Ai ka zbarkuar që dje në Vlorë, ku ka takuar edhe futbollistët. Gjithçka është thuajse e kryer dhe ndoshta nga nesër, mund ta shohim edhe në fushë.

Braziliani nuk është emër i panjohur për kuqezinjtë. Në vitin 2020, ai drejtoi vlonjatët në pjesën e dytë të sezonit dhe po në atë vit ranë në Kategorinë e Parë. Si për ironi të fatit trajneri brazilian, tani vjen me misionin për ta ringjitur në elitë.

Si menaxher dhe trajner, Troisi ka bashkëpunuar me disa klube në Shqipëri si me Partizanin, Kukësin, Skënderbeun, Laçin dhe Bylisin.

Ka pasur aventura edhe në klube greke si Apollon Larisa, Iraklis dhe Ialysos.

Aktualisht përpara se të rikthehej në Vlorë, Troisi ka vijuar aktivitetin e tij si menaxher lojtarësh në Greqi.

Pas Flamurtarit, hera e fundit që ka trajnuar në Shqipëri është 24 dhjetor 2020, teksa ishte trajner i Turbinës në Kategorinë e Parë dhe asaj kohe u shkarkua për mosarritje të objektivave, edhe pse vinte nga një fitore 4-1 ndaj Pogradecit.

Por duket se Marcelo Troisi nuk është se gjen terren totalisht të panjohur.

Braziliani e njeh mjaft mirë ambientin në Vlorë, ka qenë më parë, njeh klubin si dhe gjen edhe ndonjë lojtar që ka trajnuar më parë.

Gazeta mëson nga burime pranë tij se ai vjen në një skuadër që e ka ndërtuar po vet.

Themi kështu pasi lojtarët e huaj që kanë ardhur në Vlorë gjatë merkatos së kësaj vere, janë sjellë prej tij dhe janë njohje e tij.

KANDIDATËT – Pas dorëheqjes së Dritan Resulit, “Panorama Sport” zbulon se janë kontaktuar disa kandidatë për të marrë drejtimin e klubit.

Klubi ka kontaktuar Bledar Devollin, po ashtu ka pasur bisedime edhe me trajnerin e Labërisë, Besmir Shabani.

Ishte si opsion edhe një italian që më parë ka trajnuar në Shqipëri. Por në fund është vendosur për brazilianin.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *