EKSKLUZIVE/ Flamurtarit iu hoqën tri pikë, zbulohet borxhi ndaj ish-ndihmësit të Ilir Dajës që fundosi vlonjatët



FSHF-ja nuk e toleron më Flamurtarin! Pas paralajmërimeve të vazhdueshme për vendimet e formës së prerë dhe shlyerjen e borxheve ndaj ishlojtarëve apo ish-trajnerëve ndër vite, dje Komisioni i Disiplinës ka dënuar klubin vlonjat me zbritjen e tri pikëve nga klasifikimi aktual në Kategorinë e Parë.

Vllaznia-Flamurtari

Panorama Sport zbulon se ky vendim vjen prej gjyqit të humbur që në tetor të vitit të kaluar me ish-zëvendëstrajnerin Ergi Lubani, i cili ka qenë krahu i djathtë i Ilir Dajës te Flamurtari. Klubi vlonjat i detyrohet Lubanit rreth 10 milionë lekë të vjetra, por që nuk ia ka shlyer ende. Tashmë, Disiplina i ka vendosur si afat klubit 15 ditë për shlyerjen.

Nëse Flamurtari nuk respekton vendimin, atëherë Disiplina do t’i zbresë sërish pikë klubit (jo më pak se 3 pikë dhe një afat përfundimtar për shlyerjen jo më shumë se 10 ditë).

Vlonjatët janë në zonën “play out” dhe 4 pikë më tepër se Elbasani, që pozicionohet në vendin që të zbret direkt në Kategorinë e Dytë. Por, mbeten për t’u luajtur edhe gjashtë javë.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *