EKSKLUZIVE/ Gabimi në Kukësi-Laçi, arbitri Kola rikthehet pas 4 muajsh








Një penallti e mohuar ndaj Laçit dhe një tjetër e akorduar pa të drejtë në favor të kurbinasve në ndeshjen e 3 marsit kundër Kukësit, i kanë shkaktuar Klajdi Kolës një dënim prej katër muajsh. Kryesori i Kolegjumit të Tiranës është thirrur së fundmi nga sektori i arbitrimit në takimet periodike, duke bërë kështu reagim pas shkrimit të publikuar në “Panorama Sport”. 

kLAJDI KOLA

GABIMI NË MARS – Ndeshja e fundit në të cilën ka arbitruar Klajdi Kola, ka qenë ajo mes Kukësi-Laçi, 1-2, luajtur më 3 mars të këtij viti. Në bazë të moviolës së bërë nga gazeta, bazuar në opinionet e specialistëve, rezulton se dy janë gabimet e kryesorit në këtë takim: “Dy momente kulmore ka pasur kjo ndeshje për moviolë. Në minutën e 69’ mbrojtësi i Kukësit, Kurdiç, ndërhyn në zonë me faull ndaj Markut, por kryesori Kola nuk akordon penallti dhe vazhdon lojën.

Vendim i gabuar në dëm të Laçit dhe mungon 11-metërsh i saktë. Momenti i dytë është i minutës së 72-të, kur gjyqtari Kola akordon një penallti të paqenë për Laçin. Xhixha merr pasim jashtë zonës, ku nis një kontakt shumë i lehtë me Dragoshin. Ky i fundit e prek sulmuesin që duke u rrotulluar, sapo ndien dorën e mbrojtësit rrëzohet.

Pamjet tregojnë se nuk bëhet fjalë për penallti. Kola e akordon në mënyrë të gabuar 11-metërshin”, ka qenë moviola për ndeshjen që ka përfunduar 1-2 në favor të kurbinasve.

RIKTHIMI – Më 19 qershor, gazeta “Panorama Sport” ka shkruar për dënimin e kryesorit 32-vjeçar, lënë në harresë nga sektori i arbitrimit edhe në periudhën që arbitrat po testohen dhe praktikohen për sistemin VAR. Disa ditë më vonë, brenda së njëjtës javë në muajin qershor, kryesori është thirrur nga sektori i arbitrimit në FSHF.

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *