EKSKLUZIVE/ Goditje për Flamurtarin, FIFA i bllokon sërish merkaton





Flamurtari nuk e njeh fjalën “qetësi”. FIFA i bllokon sërish sistemin. Kuqezinjtë nuk federojnë dot lojtarët e rinj që kanë afruar dhe prezantuar në këtë merkato vere.

adis nurkovic

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se dje në klub ka ardhur ultimatumi për një detyrim ndaj Adis Nurkoviçit.

Jemi duke folur për ish-portierin boshnjak, që është aktivizuar në sezonin 2017-2018 te kuqezinjtë.

“Qeveria” ndërkombëtare e futbollit ka qenë e prerë në shkresën më të fundit që i ka sjellë Flamurtarit: Nëse nuk shlyhet 35- vjeçari, nuk mund të bëhen federime.

nurkovic

Megjithatë, klubi e kundërshton hapur FIFA-n dhe vetë boshnjakun.

Ata vënë në dispozicion të gazetës faturën që vërteton se ndaj Adis Nurkoviçit kanë bërë një pagesë prej 7500 eurosh paradhënie, pra përpara nisjes së sezonit në 15 qershor 2017.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

LAJMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

*Ky artikull është ekskluzivisht për “PanoramaSport.al’. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë dhe pavendosur hiperlinkun e artikullit origjinal do të ndiqet në rrugë ligjore.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *