EKSKLUZIVE/ Gurishta replikon me Dajën: Gjeti justifikime për humbjen, duhet ta gjejë problemin te vetja









Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, e ka cilësuar si justifikim për humbjen deklaratën e dhënë pas ndeshjes nga trajneri i Partizanit, Ilir Daja. Ky i fundit theksoi se nuk i shkonte një ekipi si Vllaznia të vononte lojën, në një kohë që mungonin edhe topat jashtë fushe. Gurishta i është përgjigjur ekskluzivisht për “Panorama Sport” numrit një të stolit të kuq, për të cilin tregon se ka respekt maksimal. Mbrojtësi i djathtë komenton edhe situatën në ekip pas fitores së fundit, shanset për të kapur kreun, si dhe rivalët. Për shkak të kartonëve të verdhë, Gurishta do të mungojë ndaj Skënderbeut, bashkë me Ardit Krymin, i cili u ndëshkua me të kuq ndaj Partizanit.

GURISHTA

Erdenis, një triumf shumë i rëndësishëm ndaj Partizanit. Mund të themi se Vllaznia ka kapur ritmin tashmë dhe nuk do të ndalet?

Çdo trepikësh është i rëndësishëm dhe me shumë vlerë. Partizani vinte pas dy fitoresh dhe e dinim shumë mirë se do të ishte një ndeshje e fortë. Megjithatë, ne ishim të bindur te forca jonë dhe në fund mendoj se e merituam plotësisht fitoren.

Nga Partizani u ankuan për vonesat e lojës në 20 minutat e fundit, teksa trajneri Daja deklaroi se nuk kishte as topa jashtë fushe. Keni një përgjigje për këtë?

Së pari, kam shumë respekt për trajnerin Daja. Sigurisht ai ka mendimin e tij, por në fillim duhet ta gjejë problemin te vetja dhe mos të gjejë justifikime për humbjen.

Luajtët për 30 minuta me 10 lojtarë. Çfarë menduat pas daljes së Krymit me karton të kuq?

Është e vështirë të luash për gati 30 minuta me një lojtar me pak, e aq më tepër ndaj Partizanit. Megjithatë, në ato momente dalja e Krymit me karton të kuq na motivoi edhe më shumë për ta mbajtur rezultatin. Me këtë rast më duhet të falënderoj gjithë ekipin për atë që tregoi. Pas ndeshjes ne të gjithë falënderuam Krymin për atë ndërhyrje që bëri, pasi ishte një faull që nëse nuk bëhej mund të shkonte gol.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *