EKSKLUZIVE/ Halili “ngrin” Shehin: E ardhmja e trajnerit? Jam duke e menduar…






Refik Halili do të presë edhe pak për trajnerin. Pra, nëse do të rinovojë me Orges Shehin në krye të skuadrës apo rrugët do të ndahen dhe do të shihet për një emër tjetër. Në fakt, kampionati përfundon të mërkurën, ndërsa kontrata e Shehit në fund të muajit maj. Gjithsesi, “Panorama Sport” kontaktoi dje presidentin e Tiranës, Refik Halilin. Numri një i klubit bardheblu që luftoi deri në fund për një vend në Europë, por nuk ia doli, nuk dëshironte të fliste, duke u rezervuar në batuta të vogla për tri çështje të rëndësishme si trajneri për sezonin e ri, merkaton në dalje dhe sezonin.

hALILI

TRAJNERI – Për trajnerin e sezonit të ri, Halili pranoi se është duke e menduar dhe do të shohë të ardhmen. Presidenti la të kuptohet se ekziston çdo mundësi për këtë situatë. “Për sa i përket trajnerit mund të them se kemi kohë. Nuk ka përfunduar kampionati. Jam duke e menduar. Si zakonisht nuk ka përse të nxitohemi”, tha për çështjen e trajnerit presidenti i Tiranës.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

INTERVISTËN KU HALILI FLET PËR MERKATON DHE AFRIMET, MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *