EKSKLUZIVE/ Ikën një tjetër “pykë” nga Partizani, sulmuesi ganez firmos letrat e largimit

ekskluzive iken nje tjeter pyke nga partizani sulmuesi ganez firmos letrat e largimit

































Alfred Mensah nuk është më lojtar i Partizanit.

MENSAH

Burime pranë klubit të kuq bëjnë me dije për “Panorama Sport” se sulmuesi ganez ka ndërprerë kontratën me Partizanin pas kërkesës së klubit dhe në ka dalë lojtar i lirë. Sulmuesi është paraqitur në zyrat e klubit sa për të firmosur dokumentet e nevojshme, me palët, që kanë gjetur një rrugë të mesme për prishjen e kontratës.

Mensah kishte edhe një vit nga marrëveshja me Partizanin, por ishte jashtë planeve të Shehit dhe fakti që në skuadër ishin edhe katër qendërsulmues të tjerë, nuk i jepte shpresë për të fituar një fanellë titullari.

Sezonin e shkuar Mensah realizoi 5 gola dhe dhuroi 1 asist në 22 zbritje në fushë, shumica dërrmuese si zëvendësues. Në dy sezone, Mensah grumbulloi vetëm 1849 minuta. Ai bëhet sulmuesi i tretë i ikur pas Skukës dhe Birçajt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts