EKSKLUZIVE/ “Investim gjigant, do të realizojmë atë që…”, Ilir Daja: Hapim cikël të ri, ja plani për Partizanin










Partizani i sezonit të ri mbetet për t’u zbuluar, pasi shumë ndryshime kanë ndodhur në ekip që nga përfundimi i edicionit të shkuar. Por, duke ditur që për herë të parë në epokën “Demi” trajneri nuk ndryshon pas përfundimit të një sezoni, pritet që nën drejtimin e Ilir Dajës Partizani të nisë një cikël të ri.

Ilir Daja ne Elbasan Arena

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” trajneri i “demave” tregon gjendjen e skuadrës, punën që po kryhet, pritshmëritë, si dhe kërkohet që ekipi të përforcohet. Për Dajën mbetet për t’u parë nëse ekipi aktual është më i fortë se i sezonit të shkuar, por ai jep një shembull konkret, ku vjet kishin 4 mbrojtës, tani kanë dyfishin. Kur pyetet se a është gati skuadra e tij të sfidojë “peshat e rënda”, Daja përgjigjet:

“Edhe vjet në këtë periudhë nuk na shikonin favoritë. Të shikojmë se kush janë ‘peshat e rënda’”. Ashtu si tifozët, edhe “timonierin” e kuq e shqetësojnë largimet e shumta, por duke u vënë përballë një fakti të kryer, ai kërkon të shikojë përpara dhe të besojë te grupi që ka.

Kur pyetet për emra të përveçëm që priten nga merkato, Daja driblon duke pohuar se flet vetëm për lojtarët që ka në dispozicion. 54-vjeçari tha se nuk ka përplasje me drejtuesit, por diskutojnë së bashku dhe po ashtu i marrin vendimet. Daja pret përforcime në mesfushë dhe sulm, por ata që do të vijnë duhet të jenë për një projekt afatgjatë. Në fund Ilir Daja ka edhe një mesazh për tifozët e Partizanit, që në përgjithësi nuk kënaqen me pak.

Profesor, kanë mbetur edhe 11 ditë nga mbyllja e merkatos. Me grupin që keni krijuar deri tani, a është ky Partizan më i fortë se ai i vitit të shkuar?

E vërtetë që kanë ngelur edhe 11 ditë, por merkatoja jonë ka filluar qe me mbarimin e sezonit të kaluar për të kompletuar ekipin me afrimet e duhura. Nëse është më e fortë apo jo mbetet për t’u parë në vazhdimësi. Por për të bërë një krahasim, po theksoj faktin që në këtë periudhë një vit më parë ne kishim vetëm 4 mbrojtës, ndërsa tani kemi gati dyfishin e tyre pa harruar që kemi edhe 11 ditë kohë. Ndaj ne do të vazhdojmë të jemi aktivë në afrime në ato pozicione ku duam të dublojmë në rolet natyrale.

Daja Partizani

A e keni të plotë grupin dhe nëse jo, ku pretendoni që të përforcoheni?

Jemi të kompletuar në portë dhe në mbrojtje, ndërsa në mesfushë dhe në sulm duam të marrim lojtarë cilësorë dhe me kontrata afatgjata.

Cili është mesazhi i trajnerit Ilir Daja për tifozët e Partizanit?

Partizani është një kantier ndërtimi, në kuptimin e vërtetë të fjalës, në të gjitha drejtimet. Po bëhet një investim gjigant nga presidenti që Partizani të ketë shtëpinë e vet, për t’u dhënë mundësi tifozëve tanë, të cilët na kanë munguar për shkak të pandemisë vitin e kaluar, që të na ndjekin në stadiumin tonë dhe të jenë sa më të shumtë në numër, sepse janë një suport shumë i fuqishëm për ekipin. Neve na ngelet për detyrë që të punojmë fort për të bërë një Partizan që ata dëshirojnë.

ILIR CARA

INTERVISTËN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *