EKSKLUZIVE/ “Jam skeptik për një kualifikim me gjeorgjianët”, Dabulla: Tirana po humbet identitetin, vijon me eksperimente

ekskluzive jam skeptik per nje kualifikim me gjeorgjianet dabulla tirana po humbet identitetin vijon me eksperimente



































Rezart Dabulla është nga ata ish-lojtarë që i dhemb Tirana. Mbrojtësi që ka luajtur për shumë vite me bardheblutë ka folur në një intervistë për “Panorama Sport” në lidhje me situatën aktuale të Tiranës, lëvizjet e shumta.dabulla“Dabi” (siç thirrej shkurt) analizon atë që ka ndodhur me 26 herë kampionët e vendit, për vendimet që kanë marrë drejtuesit si edhe për dy ndeshjet e Ligës së Konferencës me Torpedon.

Dabulla, lëvizje të shumta te Tirana, le të ndalemi pak tek afrimet, ju bindin?

Si sasi, ka afrime lojtarësh me shumicë, por duhet parë cilësia e tyre. Sepse nuk e dimë sa kanë luajtur, sa kohë kanë qenë pushim, sa ndeshje kanë gjatë vitit, sa gola kanë shënuar ata që janë sulmues, këto nuk janë afishuar nga klubi. Duhet parë në vazhdimësi, përpara janë dy ndeshje të vështira. Nuk është e lehtë, për mua Tirana është ende kantier i hapur ndërtimi dhe se çfarë do të ndërtohet, do e shohim në fund dhe duhet të presim. Shpresoj dhe dua që ta kalojmë Torpedon, por duke parë me logjikë të ftohtë, nuk kam shumë pritshmëri

Me shumë mundësi Tirana do të luajë jashtë qytetit ndeshjen e kthimit, a është e drejtë kjo?

Normalisht tifozët duan të kenë shtëpinë e tyre. Unë kam parë që ata nuk kanë qenë të kënaqur sepse edhe ata e ndjejnë këtë pjesë. Nuk mund ta mbushësh klubin me lloj-lloj njerëzish sepse kur fut njerëz pa identitet brenda, edhe ti vet humbet identitetin. Tiranës ia kanë holluar identitetin të gjithë këta anonimë që kanë ardhur. Jo vetëm këtë vit, por disa vite bashkë. Tifozët e ndjejnë këtë dhe e vuajnë, i shohin lëvizjet në klub dhe i kuptojnë të gjitha.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

KRISTI SEJTLLARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts