EKSKLUZIVE / Kardozo merr ofertën e parefuzueshme, Partizani i vendos kushte për largimin









Partizani mund të përbal let në këtë merkato me një largim aspak të parashikueshëm. Burime pranë klubit të kuq bëjnë me dije ekskluzivisht për “Panorama Sport” se Lukas Kardozo ka kërkuar largimin nga klubi.

kardozo

Ai dëshiron të dalë si lojtar i lirë dhe të firmosë më pas në Kazakistan, ku ka marrë një ofertë mjaft joshëse. Rreth 5 mijë dollarë në muaj mësohet të jetë oferta për 27-vjeçarin, i cili u bë pjesë e Partizanit në janar të vitit 2018. Në atë kohë klubi i kuq shpenzoi 30 mijë dollarë për ta blerë nga maqedonasit e Pelisterit.

Tashmë braziliani kërkon largimin, por Partizani duket se nuk ka në plan t’ia bëjë të lehtë. Drejtuesit ia kanë bërë të qartë sulmuesit se nuk kanë ndër mend ta lënë të lirë pa marrë para në këmbim.

Mbetet të shihet se ç’do të ndodhë, teksa për momentin situata është e komplikuar, por jo e pazgjidhshme.

Aktualisht Kardozo vijon periudhën e rikuperimit, pas operacionit të kryer në klavikulën e krahut të majtë. Më 28 tetor, kur ai iu nënshtrua ndërhyrjes, Partizani dha një afat rikuperimi prej gjashtë javësh, por tashmë kanë kaluar tetë të tilla dhe sulmuesi nuk është kthyer.

Në fillim të vitit 2022 ai pritet të jetë gati, por duket se larg Partizanit, në Kazakistanin e largët, ku sezoni i ri nis në fund të janarit.

Kujtojmë se Kardozo ishte pjesë e Partizanit në sezonin kur u shpall kampion. Gjithsesi, në asnjë moment ai nuk mundi të gjente vazhdimësi duke shënuar vetëm 8 gola në Superiore në 56 zbritje në fushë me fanellën e kuqe. Largimi i Kardozos do t’i hapte akoma më shumë punë Partizanit në merkato.

Sulmi është reparti më i pakompletuar i të kuqve dhe prej kohësh ata po punojnë për të gjetur lojtarë të vlefshëm në ofensivë, por më parë duket se duhet të përballen me këtë largim.

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.