EKSKLUZIVE/ Kastrioti gjen menjëherë trajnerin e ri, ja zgjedhja surprizë e klubit









Kastrioti zyrtarizoi prishjen e kontratës me trajnerin Ramadan Ndreu, por drejtuesit nuk kanë humbur kohë për të gjetur një zëvendësues. Klubi krutan ka vendosur menjëherë emrin e ri të pankinës.

emiliano cela

Panorama Sport zbulon nga burime të sigurta se drejtuesit kanë vendosur t’i besojnë stolin ish-kapitenit të tyre Emiliano Çela. Ky i fundit deri pak ditë më parë ka qenë pjesë e Besës në Kategorinë e Parë.

Tashmë ai është tërhequr nga futbolli i luajtur dhe pasi ka marrë licencën përkatëse për të  drejtuar, do të nisë një karrierë të re si trajner pikërisht në ekipin ku luajti për gati 5 sezone radhazi.

BUJAR BALLIU-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.