EKSKLUZIVE/ “Kryeministri është njeri i sportit, të ndërhyjë për Flamurtarin!”- Ish-trajneri: Më mashtruan me kontratën, turp edhe për lojtarët e…








Eqerem Memushi e shikon të vonuar ndërtimin e Flamurtarit të ri, ndërsa e ka edhe një këshillë: “Duhen blerje të reja, pasi ekipi i sezonit të shkuar nuk jep asnjë siguri për ringritjen”.

eqerem memushi

Një mesazh ish-trajneri i shquar e ka edhe për kryeministrin Edi Rama, teksa i kërkon të kthejë sytë nga Vlora. Gjatë intervistës për “Panorama Sport”, ai shpërthen edhe ndaj lojtarëve të Orikut dhe u thotë që duhet të kenë turp për rrëzimin e ekipit.

Flamurtari është në ajër, a janë vonë me ndërtimin e ekipit?

Patjetër që janë të vonuar. Duhet të formohej skuadra, stafi drejtues dhe të piketoheshin edhe emrat për sezonin e ardhshëm.

E mendoni të vështirë militimin e Flamurtarit në këtë kategori?

Varet se si do të rrjedhin kushtet, kush do të jetë në drejtimin e skuadrës dhe cilët do të jenë lojtarët. Nëse do të jemi në gjendjen e mëparshme, do ta kenë. Me këta që kishte është shumë e vështirë që të luhet dhe të bëhet një ekip që pretendon ngjitjen.

Cila është rruga e ringritjes sipas jush?

E para, duhet një skuadër me emra dhe me eksperiencë në këtë kategori. Shumë e rëndësishme është edhe ana financiare. Do të jetë më e vështirë pastaj nëse nuk zgjidhet problemi ekonomik.

Klubi ka shumë borxhe pa paguar. Ju tremb kjo gjë?

Kësaj pyetjeje më shumë se unë mund t’i japin përgjigje drejtues të FSHF-së. Ata merren me licencimin. Unë si sportdashës dëshiroj që të jetë ezauruar kjo gjë dhe ekipi t’i futet me uri kampionatit dhe me angazhim maksimal për t’u rikthyer në Kategorinë e Parë.

Kush mund ta japë zgjidhjen?

Këtë e zgjidh vetëm kryeministri. Unë personalisht i bëj thirrje Edi Ramës që të merret pak me Flamurtarin, se ka qenë njeri i sportit. Ai i ka dhënë shumë sportit në këto vite dhe po përfundon edhe stadiumin e katërt në vend, atë të Kukësit. Le të hedhë një sy edhe nga ky emër i madh si Flamurtari.

Këtë indinjatë nuk e shpreh vetëm unë, por edhe në rrethe të tjera kur shkoj ma bëjnë pyetje. Është shumë e rëndë për ne për një përgjigje. Të zgjidhet urgjentisht sa është shpejt, të ndërhyjë qeveria. Duhen qartësuar të gjithë ata që e duan Flamurtarin që nga unë i pari. Ta dimë kush është fajtori: bashkia apo administratori. Është mëkat i madh të shuhet një emër legjendë si Flamurtari.

Në të njëjtat pozita është edhe Oriku…

Oriku ishte një skuadër që e tregoi si ishte. Si është ajo fjala e urtë, e tregoi veten si një flluskë sapuni. Këto probleme i dinë ata me njëri-tjetrin.

Ishte një skuadër e ndërtuar shumë herë më mirë se Flamurtari dhe me potencial më të madh. Meqë më jepet rasti po u them që t’u vijë turp atyre djemve që luajtën për Orikun, se vinin nga shkolla vlonjate e futbollit dhe nuk mund ta çonin në këtë gjendje. Në kohën kur është stërvitur me mua, ekipi është shprehur mirë, ka luajtur futboll të bukur e me raste. Nuk mendoja kurrë se do të binin në Kategorinë e Dytë.

Memushi

E zgjidhët çështjet që kishit me Orikun, pas shkarkimit?

Me mua janë treguar shumë mosmirënjohës, në krahasim me punën dhe emrin që unë kam në futbollin vlonjat dhe shqiptar. Më kanë mashtruar me kontratën. Unë mendova se ishte rinovuar automatikisht, por ata e kishin bërë si donin vetë. Gjithsesi, bota është portokall.

Nëse do t’ju ofrohej, do ta merrnit drejtimin e Flamurtarit në këtë situatë?

Brenda rrethit të Vlorës nuk kam kënaqësi dhe s’më shtyn ndonjë ambicie. Me nivelin e skuadrave që ka Vlora, një trajner si unë me ambicie dhe mentalitet fituesi e ka të vështirë.

Keni pasur oferta këto kohë, pasi jeni përfolur edhe te Apolonia…?

Janë dëshira të klubeve të ndryshme. Unë jam në pritje dhe i hapur për çdo bashkëpunim dhe projekt serioz.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *