EKSKLUZIVE / Kukësi në shitje, kryebashkiaku Gjici nxjerr në ankand aksionet shtetërore të klubit






Bashkia e Kukësit nxjerr në shitje ak sionet që ka në klubin e futbollit. “Panorama Sport” mëson nga burime zyrtare në bashki, se dje është shpallur ankandi për shitjen e 12.5% të aksioneve. Data e zhvillimit të ankandit është vendosur për më 4 prill në orën 12:00.

kukesi taipi

Që prej vitit 2011, kur klubi i Kukësit është krijuar si shoqëri aksionere, 87.5% janë aksione private, pikërisht të kompanisë që ka si administrator Lavdrim Gjicin, vëllain e presidentit aktual të nderit, Safet Gjici, i cili është njëkohësisht kryebashkiak i Kukësit.

Prej një dekade bashkia ka mbajtur 12.5% të aksioneve dhe tashmë pas ligjit të ri të miratuar, institucioni më i lartë i pushtetit lokal, është i detyruar të nxjerrë në shitje aksionet.

Në shpalljen e ankandit, sqarohet se vlera fillestare që bashkia Kukës ka vendosur për shitjen e 12.5% të aksioneve është 65 milionë lekë të vjetër.

Bashkia si autoritet shitës ka vendosur si afat kohor nga të interesuarit për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje datën 4 prill ora 10:00, pikërisht ditën kur dhe do të zhvillohet ankandi.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë të interesuar për blerjen e 12.5% të aksioneve të klubit, që në dekadën e fundit ka bërë një përformancë fantastike, duke u shpallur kampionë, si dhe fituar kupa e Superkupa.

Kukësi ka arritur të kalojë edhe tri ture në Ligën e Europës gjatë vitit 2013, duke bërë historinë vetëm pak kohë pasi debutoi në elitën e futbollit shqiptar.

Prej një dekade investon në klub kompania e presidentit Safet Gjici, i cili tashmë është edhe kryebashkiak i Kukësit. Skuadra ka tashmë edhe një stadium të ri të ndërtuar, ndërsa aktualisht po kryhen punime edhe për ndërtimin e aneksit stërvitor.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.