EKSKLUZIVE/ “Kundër Partizanit ishte përgjegjësia e imja”, Gvozdenoviç: Sezon pozitiv, Skënderbeu e mbyll me prestigj

ekskluzive kunder partizanit ishte pergjegjesia e imja gvozdenovic sezon pozitiv skenderbeu e mbyll me prestigj































Në fund të një sezoni, gjithmonë është koha për bilanc dhe për më tepër kur sezoni është i suksesshëm. I tillë është rasti i Skënderbeut, një ekip që është rikthyer këtë sezon nga një kategori inferiore në elitë dhe ka shkuar përtej pritshmërive.

gvozdenovic

Por, në kampin korçar duket se kanë pengjet e veta sa i përket ndeshjes së fundit, ku Skënderbeu u mund nga Partizani në ndeshjen gjysmëfinale të fazës “Final Four”. Për trajnerin bardhekuq mbi të gjitha, por edhe për të gjithë klubin në tërësi, korçarët kishin mundësinë që të shprehnin më mirë vlerat e tyre në këtë ndeshje. Në një rrëfim ekskluziv të dhënë për “Panorama Sport”, numri një i pankinës së Skënderbeut tregon se në ndeshjen e fundit skuadra kishte mundësi që të shprehej më mirë në këtë ndeshje që vlente më shumë sesa një arritje morale. Nga ana tjetër kryepankina korçare ka folur edhe për sezonin në tërësi duke e quajtur një sezon pozitiv që do të shërbejë si pikënisje për vitin e ardhshëm.

Ivan, nuk ia dolët dot përballë Partizanit. Besoj se jeni ende i mërzitur?

Padyshim që jam i mërzitur pasi duhet të kishim interpretuar shumë më ndryshe atë ndeshje që vlente më shumë se një takim prestigji për ne. Ishte një ndeshje që ne duhet të kishim bërë një qasje më të mirë dhe më dinjitoze, pa i hequr asnjë presje cilësisë dhe meritës së Partizanit që na dominoi tërësisht në atë takim. Këtë e them me bindje. Por, kam ndjerë se ekipi im nuk kishte motivimin e duhur psikologjik dhe përgatitjen e duhur mentale për të hyrë në atë ndeshje dhe për këtë përgjegjësia është e imja. Hymë në atë ndeshje të pakarikuar dhe me euforinë që ne e kishim fituar kampionatin tonë. Por, nuk duhet të ndodhte kështu. Duke e ditur atë çka ekipi im është i aftë të bëjë dhe vlerat e çdo lojtari mund të kishim zhvilluar një ndeshje krejtësisht tjetër. E përsëris, se përgjegjësia kryesore është e imja pasi ekipi nuk ishte psikologjikisht gati për këtë ndeshje. Por, nga ana tjetër pranoj që Partizani ka bërë një ndeshje perfekte duke treguar dëshirë për të kaluar më tej.

Si ka qenë për Skënderbeun ky sezon në vlerësimin e Ivan Gvozdenoviç?

Ka qenë një sezon i gjatë, i vështirë, por i suksesshëm dhe pozitiv. Të paktën ky është mendimi im. Ishim një ekip që vinim nga një kategori më poshtë dhe u ndërtuam si një skuadër me shumë element të rinj që besuam te ta. Besimi jonë u shpërblye dhe sot kur bëjmë bilancet, e themi me bindje se kemi arritur të bëjmë zgjedhjet e duhura dhe të marrim më të mirën e mundshme nga i gjithë grupi. Askush nuk e mendonte që ne do të kishim këtë paraqitje, por na shihnin si ekip që do të luftonte për mbijetesë. Ne i kaluam pritshmëritë madje arritëm që të çonim edhe lojtarë në tregun e huaj siç ishte rasti i Frenklin. Këto të gjitha i japin notë pozitive sezonit tonë.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts