EKSKLUZIVE/ Largim i papritur te Laçi, titullari i mbrojtjes i jep lamtumirën ekipit kurbinas para Vllaznisë



Adolf Selmani nuk do të jetë më pjesë e Laçit. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta, se mbrojtësi i Kombëtares Shpresa është larguar përfundimisht nga kurbinasit.

Selmani

Nga ana e klubit nuk ka ende një konfirmim zyrtar, por gazeta mëson se 20-vjeçari mund të quhet tashmë i larguar nga kurbinasit pas dy sezonesh mjaft të mira me fanellën bardhezi. Selmani luajti me Laçin në Superiore 31 ndeshje, duke shkëlqyer në repartin e mbrojtjes.

Kjo bëri që të fitonte edhe një vend në Kombëtaren Shpresa. Për herë të fundit shtatlarti ka qenë në fushë më 21 mars kundër Tiranës, ndërsa më pas u dëmtua. Gjatë këtij kampionati lojtari nga Fushë-Kruja luajti 20 ndeshje si titullar.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *