EKSKLUZIVE/ Legjenda Boniek: Respekt ndaj Shqipërisë, por e nisim si favoritë se kemi Levandovskin








Në prag të sfidës ndaj Shqipërisë, legjenda e Polonisë Zibi Boniek ka folur ekskluzivisht për “Panorama Sport”  ku ka bërë parashikimin e tij për ndeshjen e sotme ku deklaron se për ekipin e tij kombëtar do të jetë e vështirë ndaj kuqezinjve të Edi Rejas edhe pse janë favorit.

LEVANDOVSKI BONIEK

Si e shikoni ndeshjen e së martës Shqipëri-Poloni?

Do të jetë sërish e vështirë për ne. Shqipëria ka lojtarë që luajnë në nivele të larta dhe ka një grup të mirë futbollistësh, por ne kemi Levandovskin…

Mjafton vetëm ai?

Ai është Levandovski. Natyrisht, ne kemi edhe një skuadër shumë të mirë, por edhe një sulmues si ai… Është më i miri në botë sot. Pastaj, mjafton të shohësh edhe se si shkoi ndeshja e parë…

Pra, ju thoni se edhe në Tiranë është Polonia favorite?

Shikoni, unë vërtet kam respekt për skuadrën tuaj dhe për hapat cilësorë që ka bërë Shqipëria vitet e fundit, por me kundërshtarë të tillë, me gjithë respektin, Polonia e nis gjithnjë si favorite, sepse ka Levandovskin.

Sapo është shpallur edhe lista me kandidatët për “Topin e Artë”. A mendoni që fiton Levandovski apo Mesi është më pranë tani që ka shkuar në Paris…?

Për atë që ka dhënë Levandovski në total gjatë dy viteve të fundit, unë mendoj se e meriton plotësisht. Nuk ka asnjë si ai në këtë moment.

JETMIR HALILAJ – PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i legjendës Boniek: Shqiptarët krenarë dhe… pa makina. Ja si ishte sfida kundër jush pas finales në Hejsel

*Ky artikull është ekskluzivisht për “PanoramaSport.al’. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë dhe pavendosur hiperlinkun e artikullit origjinal do të ndiqet në rrugë ligjore

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *