EKSKLUZIVE/ Llogaritë e bllokuara të Federatës Shqiptare të Futbollit, zbulohet dokumenti i ri









Federata Shqiptare e Futbollit doli blof me për pjekjen që të përgënjeshtronte lajmin e botuar nga “Panorama Sport” në datën 24.11.2021 ku shpjegohej se ishin bllokuar llogaritë e institucionit që drejton futbollin në vendin tonë.

Pamje nga seanca e sotme gjyqesore mes FSHF dhe permbaruesit qe i ka bllokuar llogarite bankare

Por, faktet janë të pakundërshtueshme dhe dje institucioni i futbollit ka dalë blof me të gjitha pretendimet e tij. Ashtu siç kishte shpjeguar gazeta, bllokimi kishte ardhur pasi përmbarimi kishte vendosur ngrirjen e llogarive për shkak të transfertave që i konsideronte të parregullta.

Zyra e përmbarimit privat pretendonte se FSHF kishte kryer transaksione për llogari të të tretëve në emër të Tiranës, duke shmangur derdhjen e parave të UEFA-s dhe të drejtës TV në llogaritë e klubit bardheblu.

Kujtojmë që 25 herë kampionëve u janë bllokuar llogaritë për shkak të një gjyqi të humbur me ish-presidentin e ndjerë, Metush Seferi.

GJYQI DJE

Fotoja qendrore tregon momente të seancës së djeshme gjyqësore në Gjykatën e Tiranës, ku FSHF ka bërë padi në gjykatë për kundërshtimin dhe anulimin e veprimeve përmbarimore për vënien e sekuestros për llogari të të tretëve. Përfaqësues i FSHF në këtë gjyq ndaj përmbaruesit është Aldi Topçiu, shefi i zyrës juridike në FSHF.

Aty ka marrë pjesë edhe avokati i klubit të Tiranës. Në seancën e djeshme të dyja palët janë përpjekur që të argumentojnë pretendimet e tyre, por në një moment ka pasur debate të forta mes përmbaruesve dhe juristit të FSHF, Topçiut. Për këtë arsye gjyqtarja Manjola Xhaxho kërkoi nga palët që ditën e sotme të paraqesin provat që kanë dhe më 14 dhjetor, në orën 15:00 do të zhvillohet seanca e radhës.

FAKSIMILE

GAZETA THA TË VËRTETËN

“Panorama Sport” në artikullin e datës 24 nëntor shkruante se FSHF-së i janë bllokuar llogaritë nga përmbarimi dhe dyshimet ishin se federata kishte kryer transaksione në emër të Tiranës për llogari të të tretëve.

FSHF jo vetëm që i përgënjeshtroi të dyja lajmet: bllokimin e llogarive dhe kryerjen e transaksioneve në llogari të tjera e jo të Tiranës, por edhe e akuzoi gazetën me një fjalor fyes dhe banal.

Megjithatë, koha vërtetoi edhe një herë se gënjeu federata. Pse? Së pari, sepse u konfirmua që FSHF-së i janë bllokuar llogaritë dhe se është në gjyq me një zyrë private përmbarimi. Së dyti, u konfirmua dje nga provat që u paraqitën në seancën gjyqësore se FSHF ka kryer transaksione parash në llogari të të tretëve.

Bëhet fjalë për një shumë parash që FSHF ia ka kaluar një agjencie udhëtimesh, me qëllim që të paguante shpenzimet e udhëtimit të Tiranës.

Për këtë çështje ka pasur edhe debate të forta dje në seancë, pasi përmbaruesit pretendonin se është shkelur ligji dhe se FSHF-ja ishte njoftuar më parë se për çdo transaksion të parave të Tiranës duhet të njoftohej zyra përmbarimore.

Për saktësim: Gazeta nuk ka thënë kurrë që FSHF-ja është debitore diku apo nuk ka likuiditet, siç përpiqet ta trajtojë federata tinëzisht.

Jo, kemi thënë vetëm që u janë bllokuar llogaritë, janë në gjyq me përmbarimin dhe dyshohet se kanë bërë transaksione të parave të UEFA-s dhe të drejtës TV në emër të Tiranës për llogari të të tretëve, ndërkohë që klubit bardheblu i janë bllokuar llogaritë.

Të tria këto janë konfirmuar me fakte deri tani. Kaq, tani e vendos gjykata.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

FOTO / Bllokimi i llogarive bankare, ja prova që nxjerr blof FSHF! Sot ishin në gjyq me…

EKSKLUZIVE/ Skandal me fondet e UEFA-s, bllokohen llogaritë e FSHF për transferta të jashtëligjshme. Përfshihet edhe Tirana

Skandali me fondet e UEFA-s, reagon FSHF: Nuk ka pasur transferta bankare në llogari private apo të dyshimta

Histori abuzimesh nga FSHF me fondet e UEFA-s, kur zhdukeshin miliona euro për fëmijët shqiptarë

EKSKLUZIVE/ Skandali i FSHF-së me paratë e UEFA-s, zbulohet dokumenti që nxjerr blof institucionin e futbollit (FOTO)

VIDEO/ “Harem” në Kombëtare, shikoni si festonte Duka në Bjellorusi një vit më parë dhe kush e sajdiste me lekë dhe verë…

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.