EKSKLUZIVE/ “Më djeg rasti i humbur me Shamrokun”, Seferi: Tirana ka super ekip, Ngo ma bën të lehtë










Taulant Seferi është i bindur se Tirana do të bëjë shumë mirë këtë sezon në Superiore. Paçka se nuk ka dëshirë të përmendë fjalën titull kampion, sulmuesi bardheblu thotë se skuadra duhet të ruajë harmoninë brenda grupit. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, futbollisti i Tiranës dhe i Kombëtares rrëfen aventurën me Teutën në Europë. Thotë se ka peng rastin e humbur me Shamrokun, ndërsa pranon se edhe fatin nuk e ka pasur me vete. Në fund, Taulanti zbulon se provoi gjithçka, por fati nuk ishte me të në Europë, ndërsa kthimi te Tirana e çoi te goli.

Seferi Taulant

Taulant, si ishte eksperienca me Teutën në Europë dhe a ia vlejti?

Sigurisht që ka vlejtur. Ka qenë një eksperiencë e bukur, por në disa ndeshje na ka munguar pak fati. Ishte si eksperiencë shumë e mirë dhe e rëndësishme.

Ju vjen keq që nuk arritët të shënonit asnjë gol në këtë aventurë europiane?

Po, po. Më shumë më djeg ai rasti që kisha dhe humba me Shamrokun. Doja që të bëja gol me 100 për qind, por nuk deshi të shkonte sfera në rrjetë. As fati nuk ishte në anën time. Të them të vërtetën, ndeshja me Shamrokun ishte e veçantë. Nuk ishte fati me ne, edhe pse morëm gola, ne e dominuam takimin

U kthyet te Tirana. Si e gjetët grupin, pas më shumë se një muaji mungesë?

Gjeta një Tiranë, së cilës i kanë ikur disa lojtarë, por edhe i janë afruar të tjerë. Kam gjetur një grup shumë të mirë. Shoh një skuadër të bashkuar, me atmosferë shumë të mirë dhe grup të etur për të pasur sukses. Nëse shkojmë kështu siç jemi, mirë, edhe suksesi nuk do të mungojë.

Në skuadër është tani Ngo ja. Bashkëpunimi me të do të japë më shumë hapësira?

Besoj që po, sepse Majkëlli është lojtar luftarak dhe me atë në majën e sulmit do ta kemi më të lehtë. Shpresoj dhe besoj se do të na ecë sa më mbarë.

REDI DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *