EKSKLUZIVE/ Mesfushori i Kombëtares firmos në Hungari, zbulohet klubi i ri i Ramadanit






Ylber Ramadani bëhet me skuadër të re.

pjimage (2) (1)

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani është transferuar tek skuadra e MTK Budapest cila militon në elitën e futbollit hungarez.

Këtë transferim e ka mundësuar dhe menaxheri i tij shqiptar, Erkan Sulejmani.

25-vjeçarit shqiptar i skadoi kontrata me klubin e Vejles në Danimarkë nga ku kaloi dhe 4 sezone dhe tani ndërmerr hapin e madh në karrierë teksa do të ketë përballë në Superligën hungareze dhe dy lojtarët e tjerë shqiptarë, Jasir Asanin dhe Myrto Uzunin.

200853478_950970119071954_2662392894259451855_n (1)

Me skuadrën e Vejles, Ramadani gjatë sezonit që lamë pas u aktivizua në total në të gjitha kompeticionet në 32 ndeshje nga ku realizoi një gol dhe dhuroi 3 asist.

Gjithashtu vlen të theksohet se edhe klubi i tij më i ri, MTK Budapest e ka bërë zyrtare blerjen e Ylber Ramadanit.

ramadani 1

ramadani

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *