EKSKLUZIVE/ Miqësoret e qershorit, FSHF lë “peng” bagazhet










Shqipëria zhvilloi dy ndeshje miqësore në periudhën e lirë nga UEFA dhe FIFA në javën e parë të muajit qershor.

KOMBETARJA

Më pesë dhe tetë qershor kuqezinjtë luajtën në Uells duke barazuar 0-0 dhe në Republikën Çeke ku humbën me rezultatin 3-1.

“Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht se në përfundim të këtyre dy takimeve ka ndodhur diçka në aeroport.

BAGAZHET “PENG” – Sot e kësaj dite bagazhet dhe baza materiale e stërvitjes së ekipeve kombëtare nuk është ende në magazinat e FSHF-së. Kjo për faktin se është dashur një pagesë specifike, e cila nuk është likuiduar nga stafi i institucionit të futbollit në vend. Manovra për ta shmangur atë ka bërë që bagazhet të mos vijnë bashkë me stafin e Kombëtares.

Kësisoj, pas gati dy muajsh, stafi i ekipeve kombëtare nuk e ka marrë ende në dispozicion bazën materiale dhe bagazhet e nevojshme që janë përdorur gjatë ditëve stërvitore nga stafi i Rejës dhe kuqezinjtë.

Shqipëria do të bëhet gati në fund të muajit gusht për tri ndeshjet e radhës kualifikuese në kuadër të rrugëtimit drejt “Katar 2022”.

Më dy shtator Shqipëria do të udhëtojë drejt Polonisë.

3 ditë më vonë, kuqezinjtë do të luajnë në vendin tonë kundër Hungarisë dhe më tetë shtator të besuarit e Rejës luajnë sërish në Shqipëri kundër San Marinos.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *