Ekskluzive/ “Naimi na ka prerë në besë”, babai i Liridona Ademajt për News24: Nisa të dyshoj kur më tha se…

ekskluzive naimi na ka prere ne bese babai i liridona ademajt per news24 nisa te dyshoj kur me tha se
ekskluzive naimi na ka prere ne bese babai i liridona ademajt per news24 nisa te dyshoj kur me tha se

Gazetarja Klodiana Lala në një raportim live për News24 nga Prishtina, ka zbuluar detaje të reja anë lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Babai i viktimës është shprehur për News24 se është njoftuar për lajmin e rëndë nga Naim Murseli, bashkëshorti i vajzës së tij, i cili tanimë konsiderohet si i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së të bijës.

Ai u shpreh i indinjuar duke thënë se Naimi i ka “prerë në besë” , ndërsa shtoi se ai ka dyshuar kur dhëndri i ka thënë se hajdutët i kanë kërkuar Liridonës para, por ajo ka refuzuar t’i japë.

Si e mësuat lajmin e vrasjes së vajzës?

Më lajmëroi ai Naimi, pasi e morëm vesh që ishte vrarë shkuam për të gjetur çikën se ku është. Kemi shkuar dhe Naimi na kishte prerë në besë ne. Si është puna e pyeta Naimin. Nisi të më tregonte.’ Po ecnim në rrugë dhe ka na kanë prerë rrugës. Ka thënë Liridona ndale makinën. Unë e hapa derën time. Si është kjo puna që m’u vra vajza në makinë. I thashë ‘si e lë vajzën në makinë’. Tha ‘Liridonës i kërkuan paratë dhe ajo nuk i dha’. Aty kam dyshuar unë. Policia nuk na ka kërkuar të jepnim deklaratë.

Vajza asnjëherë nuk ka treguar se ka pasur probleme me burrin. Vajza ka jetuar në Suedi dhe ka pasur sigurim dhe para të mëdha. Ky është dyshimi, për paratë e sigurimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts