EKSKLUZIVE/ “Në gjysmëfinale dua Vllazninë”, Mehmeti: Partizani më i forti, finalja perfekte është… derbi

ekskluzive ne gjysmefinale dua vllaznine mehmeti partizani me i forti finalja perfekte eshte derbi































Adnard Mehmeti ishte ai që me golin e tij i dhuroi Partizanit vendin e dytë në renditje, aq shumë i kërkuar prej javësh.

partizani

Mesfushori tundi rrjetën e Kukësit në fitoren minimale, që ishte e katërta radhazi në kampionat për “demat”. Vetë mesfushori numëron 3 gola në Superiore, shifra pozitive për një lojtar që i është dashur të ndalet herë pas here nga dëmtimet. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Mehmeti shprehet se Partizani është skuadra më e mirë e Superiores, teksa tregon preferencat e tij për “Final 4”.

Kundër Kukësit shënuat golin e tretë të sezonit. Jeni i kënaqur me atë çka keni bërë në këtë vit të parë me Partizanin?

Po, ishte goli i tretë, që erdhi pas një lëndimi që mora. Gjithsesi, nuk kënaqem me kaq, do të ishte më mirë të shënoja më shumë, sepse kam luajtur edhe si 8-sh dhe kam qenë disi më afër portës.

Nëse e mbyllni të dytët, në gjysmëfinale do të donit Vllazninë apo skuadrën që do të renditet e katërta?

Të them të drejtën, do të doja një përballje me Vllazninë. Kemi pasur përballje të forta me ta dhe besoj i njohim shumë mirë taktikisht në ato katër përballje. Gjithashtu gjatë sezonit të rregullt kemi mundur të regjistrojmë ecuri pozitive kundër tyre.

Po një derbi me Tiranën në “Final 4”, nuk do ta donit?

Nuk e di sesa do të jetë e mundur, por finalja më e bukur sa i përket atmosferës dhe konkurrencës do të ishte me Tiranën. Është tjetër frynë, tifozët do të ishin më të ndezur se kurrë. Nuk ka ndeshje më të bukur se derbi, aq më shumë në një finale ku vendoset titulli kampion. Është tjetër nivel.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts