EKSKLUZIVE/ Nën vëzhgimin e menaxherëve holandezë, Fejnordi shënjestron titullarin e Tiranës









Menaxherë të shumtë kanë nën vëzhgim Marsel Ismajlgecin. Në ndeshjet e kampionatit dhe të Kupës, atë të U-21 dhe sfidat me Kukësin e Skënderbeun ata kanë parë nga afër lojtarin e përfaqësueses së Shpresave.

ISMAJLGECI 2

Kështu, skautë të Fejnordit, Ferencvaroshit dhe të disa skuadrave turke e ndjekin lojtarin çdo takim. E reja në këtë histori është Fejnordi i Holandës, ndërsa hungarezët kanë kohë që ushtrojnë presion për lojtarin e krahut të majtë, që pëlqehet shumë nga skuadra ku luan Myrto Uzuni.

Menaxherët e klubit hungarez jo vetëm vazhdojnë të vlerësojnë mundësinë e një firme me lojtarin e Tiranës. Nga ana tjetër, bardheblutë për këtë transferim janë të gatshëm, ndërsa bisedimet nisin nga 400-500 mijë euro.

Me sa kuptohet, hungarezët pas paraqitjeve të Uzunit e konsiderojnë tregun shqiptar nga më të mirët për të thithur lojtarë me vlerë. Edhe holandezët e duan shqiptarin, që u përshtatet për mënyrën e lojës.

OFERTAT – Për Ismajlgecin ka shumë oferta. Njëra, madje vjet, ka qenë një ofertë e çmendur e ardhur nga Turqia. Vjet disa menaxherë ishin gati për të kryer një transferim, prej të cilit Tirana do të fitonte 700 mijë euro.

Gjithsesi, në momentin e fundit gjithçka ra poshtë. Nga ana tjetër, Gent e Cercle Bryzh janë dy nga skuadrat e mëdha që interesohen për të blerë Marsel Ismajlgecin.

Për momentin, nuk ka një shifër të saktë për lojtarin se sa kanë ofruar apo duan të ofrojnë blerësit, por ajo rrotullohet te 350 mijë euro. Veç skuadrës belge, janë shumë ekipe të tjera që duan shërbimet e lojtarit të Tiranës, duke filluar që nga Ukraina, Polonia, Kroacia e deri në Turqi.

Vlera e kartonit të futbollistit është 350 mijë euro në “Transfermarkt”, por paraqitjet e tij po ia shtojnë çdo ditë çmimin e kartonit.

SEZONI – Djaloshi që luan në krahun e majtë, herë si mbrojtës dhe herë si sulmues, ka shënuar pesë gola, një në Champions ndaj Dinamos së Tbilisit. Nuk ka mbaruar me kaq. Marseli, për ata që nuk e dinë, sezonin e shkuar ishte njeriu asist te Tirana, pasi ka nxjerrë tetë herë para porte për të shënuar shokët e ekipit.

Shkurt, një lojtar i cili jep asiste dhe prodhon gola. Më mirë se kaq nuk ka ku të shkojë. Në këmbët e tij, vjet kishte 33 takime dhe më shumë se 2748 minuta lojë.

shitjet e tiranes

ismajlgeci

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *