EKSKLUZIVE/ Nga “ferri në parajsë”, Frashëri: Më stërvit trajneri më i mirë në vend, ju tregoj pesë ditët e çmendura (E PLOTË)






Stivi Frashëri është portieri më i mirë i këtij kampionati dhe shifrat e tregojnë, por një gol i pësuar të hënën ndaj Partizanit e bëri sezonin e tij dhe të Teutës dëshpërues. Mirëpo, atëherë kur mendohej se shpresat për titull ishin zbehur shumë, ndeshja në Laç rezultoi si në një ëndërr, ku barazimi quhej fitore dhe njëkohësisht rivali direkt, Partizani, ndalej nga Vllaznia në kryeqytet. Portieri i Teutës, në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, tregon momentet e çuditshme që ka përjetuar në pak ditë, nga zhgënjimi i madh për gabimin ndaj Partizanit te lotët e gëzimit dje në Laç.

frasheri

Stivi, pesë ditë të përjetuara në mënyra të ndryshme. Nga humbja me Partizanin te ky barazim si fitore në Laç. A mund ta quajmë këtë një mrekulli?

Kanë qenë pesë ditë të vështira, pasi të humbësh një ndeshje në atë mënyrë dhemb shumë. Natyrisht, më shumë rëndon gabimi që bëra. Megjithatë, kam trajnerin më të mirë në Shqipëri dhe çdo gjë ma bën shumë të lehtë. Ai ka qenë pranë meje në çdo moment dhe përfitoj nga rasti të falënderoj pa masë profesor Bledian Rizvanin. Kemi nisur që ditën pas ndeshjes me Partizanin përgatitjet për takimin e radhës, të sigurt në çdo hap që do t’i përgjigjeshim ekipit ashtu siç duhej, në çdo moment. Fati deshi që të dalim mirë dhe të zbehim ndeshjen e Partizanit.

Sa ju ka rënduar goli i pësuar me Partizanin?

Goli i Partizanit ishte një gol klasik që i ka ndodhur dhe do t’i ndodhë çdo portieri në botë. Normalisht rëndon shumë, sepse u goditëm te pjesa më e sigurt që Teuta ka pasur këtë vit, por nga çdo gabim nxjerr mësime dhe çdo gabim të bën më të fortë.

Besonit se rivali direkt do të mposhtej dhe situata do të kthehej në favorin tuaj, çfarë keni menduar gjatë këtyre ditëve?

Gjatë këtyre ditëve jam përqendruar te performanca ime. Nuk më intereson asnjë ekip, as ecuria e askujt. Ajo që më intereson është rruga jonë dhe për sa kohë matematika e lejon, unë do të bëj detyrën time dhe bashkë me ekipin do të tentojmë gjithçka për gjithçka.

Praktikisht jeni favoritë absolut për kampion, edhe pse duhet të kaloni me sukses Apoloninë më parë. Ishte kjo ëndrra juaj me Teutën?

Ëndrra e çdo futbollisti nis e tillë. Të luajë futboll mirë dhe në fund të vitit të kurorëzohet kampion. Praktikisht jemi 99.9% kampion, por të shpresojmë që me Apoloninë ta bëjmë 100%.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *