EKSKLUZIVE/ “Një nga derbet më të mira të viteve të fundit”, Kristi Vangjeli: Titullin e merr Teuta, tani duhet të mposhtim Laçin






Tirana do të luajë gjithë sezonin ndaj Laçit në një ndeshje që do të zhvillohet në “Air Albania”. E veçanta e kësaj sfide, është se Tirana luan për gjithçka që të shkojë në Europë. Një nga lojtarët më të rëndësishëm të këtyre dy sezoneve të fundit është Kristi Vangjeli.

Vangjeli derbi

Në një prononcim për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli jo vetëm për ndeshjen derbi, por edhe se çfarë do të bëjë skuadra me Laçin. Vangjeli jep edhe një parashikim se cila nga dy skuadrat e kreut do të shpallet kampione.

Një derbi pa fitues. Tirana u mundua që të mos gabonte në mbrojtje dhe të mos humbiste…

Derbi për mua ishte një ndeshje e mirë. Të dyja ekipet kishin mundësi për të fituar. Si Tirana dhe Partizani kanë luajtur me ritëm shumë të lartë. Të gjithë kishim mundësi për të fituar, por u mbyll në barazim. Besoj se ka qenë një nga derbet më të mira këto vitet e fundit, me raste dhe me ritëm të lartë. Fatkeqësisht, nuk pati gol, sepse do ta kishte ndezur edhe më shumë sfidën.

Pati pretendime nga Tirana për dy penallti në fushën e lojës. Keni një koment për abitrin?

Arbitri u soll korrekt në fushën e lojës dhe nuk gaboi në asnjë rast. Për mendimin tim gjykoi mirë, të tjerat u takojnë specialistëve.

Një pikë morët, por që nuk ju bën punë për titullin, ndërsa jeni në lojë për Europën…

Duhet të kishim fituar, por shanset që patëm nuk i shfrytëzuam. Edhe Partizani qëndroi në të njëjtën situatë. Ndoshta, të dyja skuadrat nuk donin të kumbisnin në këtë sfidë.

Laçi është ndeshja e radhës, ndërsa Europa mbetet objektivi kryesor i kampionëve.

Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të synojmë Europën. Në tri ndeshjet e fundit do të luajmë me Laçin, Apoloninë dhe Skënderbeun. Gjithçka është në këmbët tona. Fat i mirë që përballem me kundërshtarin direkt. Duhet të jemi me këmbë në tokë në këtë takim. Do ta studiojmë me kujdes dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë në fushën e lojës. Do të japim maksimumin sepse nuk kemi rrugë tjetër veç fitores.

Cila skuadër do të shpallet kampione e Shqipërisë këtë vit në Superiore?

Siç e thashë ne jemi larg. Dy ekipet e vendit të parë dhe të dytë mund ta fitojnë trofeun. Teuta dhe Partizani e ndajnë në ndeshjen direkte.

Nuk besoj se të gjitha ekipet që kemi përpara do të bëjnë nga tri humbje. Sa për titullin unë zgjedh Teutën, pasi ka shumë vite që nuk del kampione dhe sepse në futbollin shqiptar ai klub ka dhënë gjithçka. Për më tepër që ka bërë kampionat shumë të mirë këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *